Published On: 20 Nëntor, 2016

Snajperi dënohet me nëntë vjet burg pasi i mbajti në shënjestër lojtarët e Realit (Foto)

Sipas “El Confidencial”, Ramirez i kishte bërë këto fotografi nga fugoni i tij në qendrën stërvitore “Valdebebas”, por që asnjëherë nuk ishte vërejtur nga sigurimi.

Cristiano, Bale, Isco, Marcelo, Ramos, Benzema, janë disa nga lojtarët që kishte shënjestruar Ramirez si dhe trajnerin Ancelotti e presidentin Florentino Perez dhe shumë lehtë mund edhe t’i vriste, përcjell Gazeta Express.

Madje ai duke bërë shaka në gjykatë, tha se e ka vrarë Ronaldon e Perezin dhe se ua ka dëshmuar madrilenëve se e kanë sigurimin e dobët.

“E kam vrarë Cristianon dhe Perezin dhe ua kam dëshmuar atyre mangësitë e mëdha në sistemin e sigurisë”, ka thënë Ramirez.

Ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur ndonjë qëllim të keq, por vetëm ka dashur t’i tregojë atyre se shumë lehtë mund të vriten nga terroristët. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...