Debate Lajmi Kryesor

Skuadra e vrasjes së figurave të LDK-së, e kallën edhe Kosovën me 2004

  • Related image
  • Ushtarët amerikan!

Kush është personi X, kreu i bandës sipas Shkumbin Mehmetit!? Ruzhdi Shaqiri

 

Grupi i Agron Sylejmanit dhe Ruzhdi Shaqirit me urdhëra nga lart pasi vrau aktivistët e LDK-ës që nga viti 1999 deri me 2004, po me urdhëra politik në vitin 2004 luajtën rolin kyç në organizimin e trazirave të njohura si trazirat e marsit 2004, ku i vranë dy policë të UNMIK-ut.

Faik Shaqiri i arrestuari në Gjermani dhe i ekstraduar në Kosovë si  pjesë e grupit të Agron Sylejmanit dhe personit X (e personi X që përmendet në deklaratën e Shkumbin Mehmetit mendohet të jetë Ruzhdi Shaqiri, por në kohën kur e ka shkruar deklaratën Shkumbini në deklaratën e tij nuk ka guxuar ta përmend emrin e Ruzhdisë sepse aso kohe Ruzhdi Shaqiri ishte shef i kësaj bande).

Faik Shaqiri dhe Ruzhdi Shaqiri janë që të dy nga fshati Baks, komuna e Skenderait e sipas informatave tona këta janë kushërinjë të parë mes vete (gjyshërit i kanë vëllezër).

Sipas informatave që i ka gazeta mendohet se edhe Faik Shaqiri ka qenë njëri nga ndihmës-atentatorët kundër Bekim Kastratit, Besim Dajakut dhe Gani Gecit i cili mbeti i plagosur.

Policia dhe prokuroria kanë informacione edhe për urdhërdhënësit edhe për ata që paguan paratë për atentatin kundër Gani Gecit, Bekimit e Besimit.

Edhe pse Gjyka Speciale ka mandatin vetëm deri në fund të vitit  2000, i mbetet gjykatës Speciale që të zbardhë edhe këtë atentat dhe vrasje të tjera, sepse ky atentat është përgatitur në vitin 1999-2000 dhe pagesa mendohet të jetë bër në atë kohë.

Ndërsa, atentati nuk ka mund të kryhet në vitin 2000 sepse Ruzhdi Shaqiri dhe Sabit Geci kishin ra në burg për vepra tjera dhe ishin dënuar për zhvatje dhe haraq.

Atentati është kryer me 19 .10 .2001 tek pas ikjes së Ruzhdi Shaqirit nga burgu i Mitrovicës. Parapaguesi sipas informatave tona i ka bë presion Sabit Gecit e Sabit Geci i ka bë presion Ruzhdi Shaqirit, që tani ishte në liri, përmes njerëzve të tyre që të kryhej atentati, që mori dy viktima, dhe një mbijetoi.

Paratë mendohet se i kanë nda Sabiti Geci me Ruzhdin Shaqirin qysh në vitin 2000.

Të gjithë kësaj katrahure i ka parapri Komunikata nr. 59 e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës e shkruar në vitin 1998.

Aso kohe gazetari Magjun Smajli raportonte për media: “Komunikata Nr. 59, e UÇK-së, i paraprinë të keqës, me anë të së cilës shprehet mllefi individual kundër shtatë vëllezërve, e pikërisht ndaj Gani Gecit, gjë e cila do të mbetet «mollë sherri» për tërë Drenicën. Kjo e keqe ka mundësi të çrrenjosët, pohojnë shtatë vëllezërit Geci, vetëm me anë të kërkimit të faljes, publikisht e burrërrisht nga autorët e komunikatës. Ashtu siç bëri edhe Ramush Haradinaj, para pak kohësh, lidhur me rastin e Strellcit. Përndryshe, çdo e keqe që mund të ndodhë në Drenicë, bartës dhe përgjegjës të saj janë autorët e Komunikatës nr. 59, deklarojnë të shatë vëllezërit Geci”.

Në atë kohë Gani Gecit i doli në Mbrojtje Shtabi i Zonës së Drenicës në krye me Sami Lushtakun.

Ka informata se ky grup ka dashur ta vras edhe Sami Lushtakun për shkak se Sami Lushtaku bashkë me Bashkim Jasharin, Nuradin Lushtakun, Jetulla Gecin e të tjerë e kishin mbrojtur Gani Gecin nga rrenat e Shtabit të Përgjithshëm.

Edhe pse dy atentatorët e shumë aktivistëve të LDK-ës Agron Sylejmani dhe Ruzhdi Shaqiri nuk jetojnë më, ka mjaft dëshmitarë që kanë qenë pjesë e këtij grupi dhe tani janë penduar dhe tani po bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.

Shpresojmë se shumë atentate do të zbardhen pas arrestimit të disa prej anëtarëve të këtij grupi. D.H./SHQIPTARI

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/dosja-e-ekipit-te-vrasesve-zbulon-se-trazirat-e-marsit-2004-u-organizuan-nga-komandantet-e-rognerit-klani-sotem-pronto/

Related image

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *