Published On: 6 Korrik, 2017

S’kishte gatuar darkën, burri var me litar gruan në Lushnje

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 36-vjeçarit në Lushnje, pasi ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij 52-vjeçare.

Policia bën me dije se çdo gjë ka nisur pas një sherri mes çiftit, dhe ka qënë 56-vjeçari që i ka vënë litarin në fyt gruas së tij, F. Biçaku, 52 vjeçe.

Ka qenë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, e cila fatmirësisht ka reaguar në kohë. 52-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një sherr i çastit, duke bërë që burri të humbasë kontrollin.

Sipas burimeve nga hetimi, rreth orës 18:30, bashkëshorti ka kërkuar që t’i shërbehet darka, por nuk ka pasur asgjë të gatuar në atë orë.

Kaq është dashur që në shtëpi të nisë sherri dhe të dy kanë fajësuar njëri-tjetrin për mungesë përgjegjshmërie në familje. 56-vjeçari e ka goditur fillimisht me një shuplakë dhe ka nisur ta fyejë.

Pas disa minutash debat, në një çast burri ka marrë një litar që gjendej në korridor dhe e ka lidhur gruan për fyti.

Thirrjet e saj për ndihmë i ka dëgjuar kunata, e cila banon pranë tyre. Kur ka shkuar për të parë çfarë po ndodhte, ajo e ka gjetur kunatën me litarin në fyt, ndërsa i është lutur bashkëshortit të saj që ta lëshonte, shkruan Panorama.

Vetëm atëherë ai është kthjelluar dhe i ka hequr duart nga litari e më pas është larguar nga banesa pa folur asnjë fjalë. Kunata më pas ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët kanë marrë gruan me urgjencë e duke parë gjendjen e rëndë, e kanë nisur atë për në Tiranë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilët disa orë më vonë kanë vënë në pranga 56-vjeçarin, i cili akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”. /albeu.com/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...