Published On: 23 Prill, 2017

Skënderbeu “rikthehet” në Krujë, kësaj here mbi mushkë (Video)

I njohur për betejat e gjata me osmanët dhe fitoret që solli për kombin shqiptar, Skëndërbeu është figura më e çmuar që kemi e që na bën të ndihemi krenarë.

E për shkak të kësaj në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por jo vetëm, janë ngritur statuja të heroit tonë.

Ndërsa pasditen e së shtunës, një sozi e Skënderbeut, ka bërë parakalimin në qytetin e Krujës, “Krujës qytetit të bekuar”, siç i adresohej poeti kombëtar Naim Frashëri në veprën “Historia e Skënderbeut”.

Një qytetar ka sjellë pamje në JOQ ku shprehet i habitur për “guximin” e Skëndërbeut të kohëve modern.

“Qytetari me fizionomi si të heroit kombëtar, Skënderbeu, ka parakaluar me mushkë nëpërmjet pazarit të Krujës dhe të shumtë ishin ata që për një moment nuk u besuan syve dhe nxorën celularët të filmonin paradën”,- shkruan qytetari.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...