Published On: 19 Nëntor, 2016

Skandaloze: Videot u manipuluan! Astrit Dehari vdiq në spital në ora 15…! Nga burgu sipas videove doli gjallë në ora 16.00!? (Video)

manipulimkoha2

deshmia23

 

Gazeta Shqiptari.eu vetëm duke vëzhguar faktet e thjeshta të publikuara deri më tani në rastin tragjik të vdekjes së Astrit Deharit, zbulon një mospërputhje skandaloze të dy fakteve qenësore.

Sipas videove tronditëse që mediat e pushtetit në mënyrë të paligjshme i morën dhe pa verifikim i publikuan si ekskluzive pamjet e nxjerrjes së Atrit Deharit nga burgu i Prizrenit, ku ai duket sikur ende është gjallë.

Raporti mjekësor zbulon manipulimin me kamerë ose të paktën shkakton dyshim thellësisht të bazuar, përkatësisht me mungesën e origjinalitetit të saj nga fillimi i pauzës deri në fund të saj.

Ja pse: Raporti mjekësor thotë në mënyrë decidive se Astrit Dehari arriti në emergjencë në ora 15.20 të datës 5 nëntor në spitalin rajonal të Prizrenit, i cili e përshkruan pa shenja jete.

Ndërsa, në ora 15.30 është raporti i anestezistit, i cili e përshkruan pa shenja jete po ashtu.

Por, pamjet të cilat i shikuam të gjithë, dhe të cilat i publikuam edhe ne të huazuara, rezulton se Astrit Dehari u gjet i asfiksuar në ora 15.53 minuta e 14 sekonda (moment i hapjes së derës së burgut), dhe se vetëm pas 2 minuta e gjysmë, në minutën 15.56 vjen motra medicinale, në ora 15.57 minuta e 14 sekonda, do të nxirrej nga dhoma e burgut i bartur nga tre veta, njëri që ia mban këmbët dhe dy të tjerë që e kanë kapur përkrahësh.

Në ora 15.58 minuta e 21 sekonda mbyllen pamjet!

Pra, kemi dy raporte mjekësore, që tregojnë se Dehari ndodhej në spital, në kohën që kamera tregon pamje të zbrazëta në burg, dhe tek në ora 15.57 minuta e 14 sekonda nxirret nga dhoma Astriti.

Dilemat që mbesin. Si është e mundur që prokurori nuk tha asgjë për këtë dallim kohe, dhe nuk ka shënuar asgjë në raportin e tij?

Si është e mundur që i gjithëdijshmi Tomë Gashi nga data 10 nëntor, nuk e vërejti këtë detaj, dhe megjithëse e shpall vrasje nga shteti, nuk dha asnjë koment për këtë fakt?

Si është e mundur që ekspertiza familjare, pra eksperti i porositura nga familja nuk dha asnjë dyshim për kohën e vdekjes, të cilat mund ti ndërlidhte familja me pamjet apo Lëvizja Vetëvendosje?

Dhe si është e mundur që Vetëvendosja në gjithë këtë tymnajë të shkaktuar për këtë vdekje, asnjë prej tyre edhe pas sa ditësh, informacioni nuk e vërejti këtë detaj, as nuk e përdori dhe as nuk e komentoi?

NË fund të fundit, kjo është një punë shtesë për rindërtimin e tërë procesit të hetimeve për këtë rast! SHQIPTARI.EU

manipulimapojo!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...