Published On: 17 Korrik, 2017

Skandaloze: Rrihet brutalisht nga kunati sepse lindi vajzë (Video)

  • Meena Kashyap nga Punjab i Indisë, është rrahur nga kunati dhe një shok i tij, sepse ka lindur vajzë.

Viktima 35-vjeçare, ka mbetur me lëndime të konsiderueshme nga goditjet me shkopinj, sepse familjarët e burrit po konsiderojnë që nuk po u sjellë trashëgimtarë, transmeton Telegrafi.

Pos që nuk po e pranojnë fëmijën, ata janë hidhëruar në nusen meqë familja saj ende nuk i ka paguar afro nëntë mijë euro të pajës.

Mësohet se ajo kishte lajmëruar forcat e rendit edhe para një jave, për të treguar se mbi të po ushtrohet dhunë, por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...