Lajme Lajmi Kryesor 3

Skandaloze! Prifti filogrek i Dhërmiut e mallkon Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Një prift ortodoks, që për nga emri e mbiemri vështirë se i bie në fije se çfarë identiteti ka dhe madje nëse i takon besimit islam apo kristian, është revoltuar për shkak se Edi Rama ka fituar bindshëm në zgjedhje, dhe se projektet grekofile në jug të Shqipërisë po marrin goditje të re.

Prifti i Dhërmiut ka disa kohë që i ka intensifikuar thirrjet e tij politike nga Kishat ku kryen ceremoni të shumta fetare.

Edhe sot Efthimio Bixhili, po ky Prift i njohur për agresivitetin dhe mospërputhjen me misionin e tij për t’u shërbyer besimtarëve banorë të Himarës, sulmoi Qeverinë Shqiptare dhe Edi Ramën se ka intensifikuar presionet dhe persekutimet ndaj komunitetit të Himarës. Po pse ta ketë vallë fajin Edi Rama që himariotët apo dhërmiasit nuk votuan Omonia e Priftit të Dhërmiut.

Dhe prifti hakmerret dhe mallkon nga Kisha në prani të atyre pak besimtarëve, transmeton lajme.al. Mallkon Qeverinë Rama për çatinë e tij që thotë se po e ndërtoja po s’më lanë ta ndërtoja që kudo për të ndërtuar apo restauruar duhet leje. Po ajo leje që duhet në Greqi meqë priftit i pëlqen të thotë që në Shqipëri arrestohen priftërinjë apo prishen Kisha, kur ato janë pa leje. Ligji është njësoj kudo si në Greqi apo Shqipëri. Dhe i zbatueshëm për të gjithë qofshin ata shqiptarë apo grekë. SHQIPTARI.eu

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *