Published On: 21 Tetor, 2016

Skandaloze/ Policia arreston hetuesin e Prokurorisë Speciale

Një hetues i Prokurorisë Publike, që ishte caktuar për të bërë kujdestari në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit është përjashtuar nga kjo drejtori, ndërsa më pas është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor Beko, informon INA. 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila ka shkuar në stacionin policor Beko dhe ka kërkuar sqarime. “Hetuesi do të lirohet dhe komadanti i stacionit policor do të sqarojë se përse kanë mbajtur hetuesin tonë. Kemi hasur se në mënyrë të pabazë është mbajtur, nuk kemi marrë asgjë me shkrim, dhe për këtë do të pyesni ju policinë”, theksoi Katica Janeva para gazetarëve. Sipas saj, hetuesi do të kthehet në Prokurorinë Speciale dhe se kërkojmë sqarimin nga komandanti i policisë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...