Published On: 10 Korrik, 2017

Skandaloze: Peshkarexhat greke po ndotin Dhërmiun, shteti nuk guxon të reagojë fare

Sezoni turistik në vendin tonë është në kulmin e tij, por duket se jo çdo gjë po shkon mbarë në bregdetin e jugut.

Kështu me një mesazh të bërë publik në faqen e tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se bregu i Dhërmiut po ndotet nga peshkarexhat greke që shkarkojnë mbetje.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Turisti dixhital denoncon shtetin e dordolecit.

Lexoni mesazhin e tij! sb

“Pershendetje zoti Berisha. Gjendem me pushime ne jug te Shqiperise dhe si cdo qytetar i denje kam bindur te vijne me ne edhe nje familje italianesh nga Milano. Mirepo gjate mengjesit te se enjtes dhe gjithe diten ne gjithe vijen bregdetare nga Dhermiu deri ne Himare kemi vene re nje shtrese hidrokarburesh qe rrymat sillnin ne breg.

Nderkohe ne ujrat perballe benin para mbrapa flota me 5 peshkarexha greke. Pergjate gjithe pasdites plazhet e siperpermendura kane qe te paperdorshme per shkak te ndotjes.

Pyetja eshte, cfare shteti jemi ne dhe pse jemi ka neglizhente saqe ne 10 milje nga bregu na shkarkojne cfare te duan duke shfrytezuar rrymat detare qe keto dite vijne drejt bregdetit tone. Me respekt.”

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...