Published On: 28 Tetor, 2016

Skandali seksual: Ja biseda erotike e gjyqtarit me 40 vjeçaren

 

Guximtar Boçi është kryetari i gjykatës së shkallës së parë në Gjirokastër që kërkoi të ktijonte lidhje intime me një grua që kishte një proces gjyqësor në këtë gjykatë. Skandali u denoncua mbrëmë në emisionin investigativ “Stop”, ku përmes një audio regjistrimi, gruaja rreth 40 vjeç rrëfeu eksperiencen e saj më të keqe në gjykatë.

Më poshtë biseda e plotë në zyrën e kryetarit që tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale….

Qytetarja – Ti e ke fajin.
Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.
Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?
Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?
Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.
Qytetarja – Si ma thua ti?
Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?
Gjyqtari – Ja të ikin këta.
Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojmë içik kësaj?
Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.
—————————-
Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?
Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?
Qytetarja– Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the çështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?
Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?
Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.
Qytetarja– Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi, më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…
Gjyqtari – Po.
Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.
Gjyqtari – Unë ta ofrova?
Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.
Gjyqtari – Po.
Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?
Qytetarja – Mua ndonjë copë?
Gjyqtari – Ee. Ç’pate ti?
Qytetarja –Më shqetësove.
Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?
Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…
Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.
Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…
Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.
Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.
Qytetarja – Si iku ore?
Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se ç’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

(kalon një person)
Gjyqtari – Ç’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?
Qytetarja – Cili timi mo?
Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?
Qytetarja – Ç’punë kam unë, s’e njof fare kush është.
Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .
Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.
Qytetarja – S’ka problem.
Gjyqtari – Do të puth prapë.
Qytetarja – Ç’do bësh mo?
Gjyqtari – Do të puth.
Qytetarja – Do më puthësh?
Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Qytetarja refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci dhe humb çështjen. Ajo thotë se se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.
Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta – C’a?
Qytetarja – Të veja me të.
Blerta– Ëhë.

Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)
Blerta – Dhe kur I thashë unë…
Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troç.
Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.
Qytetarja – I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp I thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.
Qytetarja – Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...