Published On: 17 Nëntor, 2016

“Skandali” me ministrin Beqaj, Çlirim Hajdarmataj u pushua nga puna për motive politike (Video)

Një ditë më parë, emisioni investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, transmetoi bisedën telefonike të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me ish – kreun e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj.

Në këtë bisedë telefonike, Ministri Beqaj i kërkon llogari zyrtarit të Tropojës, se pse nuk mori pjesë në mbledhjen e asamblesë socialiste të qytetit, duke i bërë të ditur edhe shkarkimin nga puna.

Pas transmetimit të kësaj bisede në emisionin “STOP”, vetë Ministri reagoi në rrjetin social “Facebook”, duke u shprehur se shkarkimi ishte bërë për shkelje ligjore, për pagesë të një punonjësi pa u paraqitur në punë.

Drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në këtë institucion, Metila Dylgjeri i thotë se nuk ka një motivacion për këtë largim, se ai është politik dhe se duhet të shkojë në gjykatë.
Çlirimi – Isha afër.

Drejtoresha– Ishe afër?

Çlirimi– Ëhë.

Drejtoresha – Pse nuk ishe në punë sot?

Çlirimi– Jo, i kërkova drejtorit në fakt, me e taku dhe të visha dhe ta takoj kështu, se kishte kohë.

Drejtoresha– Drejtori i Përgjithshëm?

Çlirimi– Ëë.

Drejtoresha – E ç’a të tha?

Çlirimi – Do të të kthej përgjigje tha, në shtator. Mbaro edhe këtu njëherë.

Drejtoresha – Tani për ç’a të kanë thërritur?

Çlirimi – Hë?

Drejtoresha – Ato do bëjnë një lëvizje. Lëvizje politike, që kështu…

Çlirimi – Ëhë.

Drejtoresha – Nuk di kush është akoma personi tjetër, që do t’ju zëvendësojë, do t’ju…

Çlirimi – Ëhë.

Drejtoresha – Tani më shumë unë të thërrita mirë, për ta komunikuar, po për pjesën e largimit domethënë.

Çlirimi – Ëhë.

Drejtoresha – Ta bëjmë menjëherë që procedurë…

Çlirimi– Si ta them…?

Drejtoresha – Se tashi është vendosur brenda Partisë tuaj, por mbi të gjitha nuk e di. Për të tjerat nuk e kam idenë.

Çlirimi– Me ia thënë komunikoja…

Drejtoresha- Të largohet nga puna (qesh)

Çlirimi– Mirë mo. Në rregull!

Drejtoresha – S’të vjen mirë, po që …

Çlirimi– Jo mo jo, s’ka problem! Ç’a?

Drejtoresha – Ndoshta i ke më mirë ato pjesët andej, nuk është se…

Çlirimi– E kush? Si? Apo…?

Drejtoresha – Ne thjeshtë bëjmë procedurat.

Çlirimi – Nga kush ka ardh i deleguari? Nga? Ë…? Motivacion kështu gjë?

Drejtoresha – Nuk di. Ti i ke fajet! Thjesht politike është, nuk e di… Jo, motivacion nuk kam.

Çlirimi – Nuk ka motivacion. E si do e bësh? Të menjëhershëm?

Drejtoresha – Si do ta bëjmë, prandaj desha dhe një mendim tëndin. Megjithatë…

Çlirimi – Të menjëhershëm, apo si ta kesh.

Drejtoresha – Ta bëj pezullim nga detyra?

Çlirimi– Po.

Drejtoresha – Hidhe dhe në gjyq.

Çlirimi– Të them të drejtën.

Drejtoresha – Sido, që të vijë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...