Published On: 3 Nëntor, 2016

Skandali: Ja fytyra pro serbe e Edi Ramës

 

 

Edi Rama, që mjaft shpesh kohëve të fundit i ka bërë të ndihen më krenar shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, jo rrallë I ka përmbyllur proceset me skandale.

Edi Rama që me retorikë dhe sofizma duket sikur bëhet një patriot brilant, janë veprimet që e tradhtojnë atë, dhe më në fund krejt shqiptarët.

Pra, janë marrëveshjet ato që rrëzojnë për tokë çdo gjë që ai tingëllueshëm bukur po ‘cingëlon’ trutë tona.

Si ka mundësi që Edi Rama, me tërë atë prezantim prej ‘kopshtarit’ të atdhesisë, sot na del se ka bërë marrëveshje për ndërtimin e një korporate të përbashkët ndërtimi të hidrocentraleve, ndërsa nuk ka ndërmarrë as projektin më të vogël serioz për ta ndryshuar fatin e shqiptarëve në Ballkan, për të ndërtuar një krenari të vërtetë njerëzore dhe thjesht shqiptare.

Kosova dhe Shqipëria, përkatësisht dy qeveritë do ti bënin shërbimin më të madh kombit sikur ta krijonin një kompani të tillë të përbashkët, e cila duke iu përshtatur edhe kërkesave të Kosovës, do të ishte me mundësi të dyfishta, për ndërtim edhe të termocentraleve, pasi Kosova ka pasuri thuaja të pashtershme thëngjillore, dhe është koha që shteti të përfitojë nga kjo. Ndërsa, dyja shtetet e tanishme shqiptare, do të linin pas problemet energjetike të paktën për këtë shekull.

Por, skandalozi Rama, dhe këtë duhet ta mbajnë në mendje gjithmonë shqiptarët, është ai i cili e nderoi me çelësin e Tiranës këngëtarin shoven serb Goran Bregoviçin, ende pa filluar tharja e gjakut të luftës, gjenocidit, masakrimeve, etnocidit e kulturocidit, që kryen serbët gjatë luftës, dhe që asnjë prej këtyre krimeve mizore, Rama fjalëmadh, nuk pat guxim e besim ti thoshte në Beograd.

Ndërsa, flet për Akropolin në Athinë dhe Himarën, shumica e analistëve të duken pro serb e pro grek.

As shikimi vëngër dhe as tonet epike, nuk ta ndryshojnë dot imazhin, z.kryeminstër pro serb!!!

Por, tash që po e rrumbullakëson këtë fjalësi patriotike me veprime antikombëtare, duke e vënë në fakt sistemin energjetik të Shqipërisë në varësi të atij serb, po dëshmon e ridëshmon se sa fuqishëm z.Rama u ngjit në krye të shtetit me bekimin serb.

Bekimi serb, i parapriu lidhjes së koalicionit të Edi Ramës me Ilir Metën në Shkodër, si garanci për ta fituar mandatin për të qeverisur.

Edhe njëherë krerët socialistë po tregojnë se kokat e tyre shtrihen në Serbi, sipas traditës së krijuar nga Enveri! SHQIPTARI.EU

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...