Published On: 6 Korrik, 2017

Skandal me dëftesat e maturantëve. Këshilltari i MAS: Nuk ka

Vijon problemi me dëftesat e nxënësve të arsimit parauniversitar që kanë përfunduar vitin akademik 2016-2017.

Këto dëftesa duhet të ishin shpërndarë brenda muajit qershor, por kjo nuk u realizua. Shkak për këtë situatë të krijuar është bërë pezullimi i procesit të tenderimit.

Këshilltari i ministres së Arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se procedura për tenderimin ka filluar shumë vonë, ndonëse ndalet edhe tek problematikat e lindur në këtë institucion.

“Ngërçi ka të bëjë me arsyen se është pezulluar tenderi sipas një urdhri në 19 maj për prokurimin e dëftesave dhe regjistrave. Agjencia e Prokurimit Publik ka parë që mund të ketë shkelje të rregullave, dhe për këtë kanë marrë parasysh vërejtët e subjekteve.

Por duhet të pranojnë se edhe procedura ka filluar shumë vonë, në 7 prill. Nevojiten 8.6 milionë leke për dëftesat dhe regjistrat. Në maj dëftesat duhet të ishin gati dhe të shpërndaheshin. Sikur nesër të shtypen ato duan kohën e saj fizike, të plotësohen dhe të shpërndahen nga mësuesit. Mësuesit nga e hëna marrin lejen deri më 22 gusht, 45 ditë. Mund të jetë për arsye objektive apo subjektive, por dëftesa në shkolla nuk ka”, shprehet Mehmeti për mediat.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...