Published On: 31 Maj, 2017

Skandal: Jeta Xharra tregon se si Kadri Veseli ia ndaloi Enver Hoxhajt pjesëmarrjen në debat

“Jeta në Kosovë” ka organizuar një debat mes përfaqësuesve të dy koalicioneve dhe Vetëvendosjes, mirëpo përfaqësuesit e PDK-së nuk kanë shkuar në emision, pasi që, sipas udhëheqëses së emisionit, Jeta Xharra, kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka thirrur Enver Hoxhajn dhe ia ka ndaluar pjesëmarrjen në emision.Sipas Xharrës, PDK-ja ka kërkuar hapësirë mediale trefish më të madhe se VV e dyfish më të madhe se LDK-AKR-Alternativa.Në emision nuk kanë shkuar as përfaqësues të Nismës për Kosovën.

“PDK ka kërkuar hapësirë trefish më të madhe se VV dhe dyfish më të madhe se koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Vet Blerand Stavileci nga koalicioni PAN e ka drejtu këtë kërkesë. Pra kanë kërku minutazhë më të gjatë dhe cënim të hapësirës për të tjerët. Kadri Veseli e ka thirrë Enver Hoxhajn për mos me lanë me ardhë në emision”, ka thënë Xharra në RTV 21, shkruan Periskopi.Xharra ka falënderuar përfaqësuesin e AAK-së, Ardian Xhinin për pjesëmarrje.“I vetmi që ka ardhë është Ardian Gjini. Faleminderit Ardian Gjini që nuk ke ikë.”

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...