Published On: 14 November, 2016

Skandal: Greqia arreston dy nëpunës të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, pse çonin libra shqip

Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar sot në Greqi, pasi akuzohen se transportonin libra shqip.

Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani, siç transmeton Syri, janë ndaluar nga policia dhe pas kontrollit atyre u janë gjetur abetare dhe libra shqip.

Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti.

Media greke thotë se dy shoferët kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe.

Arrestimi i dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme pritet që të tensionojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë.

Policia greke i akuzon dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për transportim të materialeve propagandistike dhe për cenim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...