Published On: 4 Gusht, 2017

Skandal: Duka nuk përgjigjet ku u zhdukën 100 milionë euro, që Shqipëria i fitoi në “Euro-2016”?!

Stadiumet e rikonstruktuara dhe parqet olimpike në Tiranë e Korçë janë vepër e qeverisë së Edi Ramës. Po FSHF çfarë kontributi dha?

Shqipëria korri një sukses historik vitin e kaluar, sepse mori pjesë për herë të parë në finalet e një aktiviteti të madh sportiv, siç ishte Kampionati Europian “Francë-2016”. Përveç imazhit të shkëlqyer të skuadrës së futbollit, e cila luajti me krenari në çdo ndeshje të saj, në Europë një figurë të mirë bënë sidomos tifozët kuqezi, të cilët mbushën impiantet në të tre ndeshjet në grup dhe habitën Francën dhe Europën me qytetarinë, pasionin dhe natyrisht tifozllëkun e zjarrtë për përfaqësuesen e tyre. Pjesëmarrja në Europian pati dhe të mira materiale, sepse futbolli shqiptar fitoi miliona euro nga ky aktivitet. Kujtojmë se vetëm pjesëmarrja në Europian çmohet me 8 milionë euro, ndërsa çdo fitore e ekipit  shpërblehej me 1.5 milionë euro.

Para se të niste Europiani i Francës, zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit nxituan të deklaronin se, sipas llogarive të tyre, nisur nga pjesëmarrja, ndeshjet, imazhi, reklamimi dhe e drejta televizive, pa lënë mënjanë këtu shitjet e shumta të fanellave, qeveria e futbollit në vend do të fitonte një shumë midis 70 dhe 100 milionë eurove. Edhe pse ka kaluar një vit nga “Francë-2016”, asgjë nuk është bërë publike nga federata për këtë çështje. Sot është momenti që FSHF dhe presidenti Armando Duka t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: Ku shkuan milionat e eurove që Shqipëria fitoi nga Europiani i Francës? Sa para ka fituar realisht federata nga ky aktivitet dhe ku janë investuar ato?

Në të vërtetë, gjatë këtyre viteve është investuar shumë në infrastrukturën sportive, ku në harkun e katër viteve janë kompletuar dy stadiume, ai i Elbasanit dhe i Shkodrës, po ndërtohet impianti kryesor kombëtar në Tiranë, thuajse ka përfunduar Parku Olimpik i Tiranës dhe po përmbushet edhe Parku Olimpik i Korçës. Por të gjitha këto janë vepër e qeverisë së Edi Ramës, me një kontribut ndihmës më të vogël të FSHF-së për “Elbasn Arenen” në Elbasan dhe “Loro Boriçin” në Shkodër.

Duke qenë se llogaritë për përfitimet në Europianin e Francës të vitit 2016 i ka bërë vetë FSHF, i takon asaj të sqarojë opinionin publik se ku kanë përfunduar miliona eurot e fituara falë lojtarëve dhe mbështetjes së pakufishme të fansave kuqezi që e kanë ndjekur Kombëtaren në çdo stadium të Europës, me një passion si rrallëkush dhe shpesh herë të përbuzur nga vetë politikat problematike dhe jo vizionare të federatës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...