Published On: 31 Tetor, 2016

SKANDAL- Djali i drejtorit të “Radoniqi”-t e bën për spital policin në detyrë!

Djali i drejtorit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë, t, të dielën e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Policisë së Kosovës, deri sa ky i fundit ishte në uniformë.

Gazeta Blic ka marrë vesh se nga grushtimi që ka marrë polici, nga djali i ish- komandantit, me inicialet E. A., i lindur më 1986, ka kërkuar pastaj ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirje Podrimja.

Sipas zëdhënëses Podrmija, polici i sulmuar fizikisht me inicialet F.F. ka qenë në detyrë në kohën e sulmit.

“Stacioni i Policisë së Gjakovës ka pranuar një informatë për gjuajte me armë zjarri dhe menjëherë ka shkuar në drejtim të rastit dhe e ka ndalu një automjet si të dyshuar,  sipas të dhënave që është raportu rasti. Dhe duke biseduar  me ngasësin e automjetit, ka ardhur personi i dyshimtë dhe ka thënë “kush ma ka ndalu vëllain” dhe e ka sulmuar policin”, tha Podrimja për “Gazeta Blic”.

Podrimja, bëri me dije se polici i rrahur, nuk është kthyer sot në punë shkaku i lëndimeve të marra, për të cilat tha se janë të lehta.

Ndërsa personi i cili dyshohet ta ketë sulmuar policin, F.F. sot, do të dalë para prokurorit.

“Personi i cili dyshohet ta ketë sulmuar policin ka qenë në mbajte deri sot, ndërsa sot do të dalë para prokurorit”, tha ajo.

Edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për këtë rast.

Rr. “Wesli Klark”, Gjakovė 30.10.2016 -01:35. Ėshtė arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njėjti nėn ndikim tė alkoolit (sipas alkool testit 1.18 ‰) ka sulmuar fizikisht viktimėn mashkull K-Shqiptar zyrtar policor nė detyrė. Viktima ka pėsuar lėndime trupore dhe ėshtė dėrguar pėr tretman mjekėsor. I dyshuari me urdhėr tė prokurorit dėrgohet nė mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...