Published On: 24 Prill, 2017

Skandal: Deputetëve të Kuvendit të Kosovës u ndalohet të shkojnë në veri (Video)

  • Në Veri të Kosovës, pjesë që kontrollohet nga serbët, nuk po mund të shkojë Komisioni për Shëndetësi i Parlamentit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Këtij organi të parlamentit nuk iu aprovua kurrë kërkesë që të shoh nga afër Spitalin në Veri të Mitrovicës, për të monitoruar zbatimin e Ligjit për Shëndetësi.

Nga ana e tij, drejtori në Spitalin e Mitrovicës Veriore, Milan Ivanoviq, mohon të ketë marrë një kërkesë në rrugë zyrtare për vizitën e deputetëve nga Prishtina.

Se nuk i do mysafirët që përfaqësojnë shtetin e Kosovës, Ivanoviq, e tregoi edhe kur u pyet se a do e priste për vizitë Kryeministrin e Kosovës.

“Është mision i pamundur në këtë moment për shkak se ne jemi me Sistemin e Serbisë dhe një vizitë e tillë do të rriste tensionet te mjekët dhe pacientët”, ka thënë ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...