Published On: 25 Prill, 2017

S’ka vend më të mirë se Kosovën! S’ka vend më të bukur se Shqipërinë!

 

Mr.sc. Adem Lushaj

Ftesa zyrtare e ardhur nga institucionet e Sllovenisë (Gjykata Supreme dhe Oda e Avokatëve), bëri që të nisemi (për herë të parë) rrugës së gjatë në drejtim të Lubjanës. Shkuarja dhe ardhja e të njëjtës rrugë, ishte sa e kënaqshme, po aq edhe e mundimshme, duke bërë që ti themi vetës: “gjynah se çfarë mundimi paskan bashkatdhetarët tanë që qarkullojnë në këtë drejtim”, si dhe “s’ka vend më të mirë se Kosovën tonë”.

Dy kufijtë që ndanin shqiptarët, (Shqipëri-Kosovë dhe Shqipëri-Mali i Zi), u kaluan me përshtypjen se gjitha vendet tjera, do jenë më të pëlqyeshme se vendet tona, (Shqipëria dhe Kosova). Por, me kalimin e rrugës, përshtypjet zbeheshin dhe bukuritë e shqiptarisë dilnin para syve tanë.

Zona bregdetare e shtetit fqinjë (Malit të Zi), e që filluan me vendbanimet shqiptare, jepnin pamje atraktive dhe jashtëzakonisht tërheqëse, për çdo kalimtar rasti apo turistët e ardhur nga shtete të ndryshme të botës. Bukuritë që sjellke Deti Adriatik, duke dhënë panorama ëndërruese, mi nxiteshin mendimet se vendi im, Kosova ime, është larg….

Ulqini shqiptar si çdoherë me hijeshinë dhe traditën turistike bregdetare, e më pastaj Budva me ujin e kthjellët dhe vendet përrallore, siç është Shën Stefani i ruajtur me fanatizëm dhe i pa paimagjinueshëm për turistët e çdo lloji nacionaliteti apo ngjyre. Raguzën e dikurshme apo Dubrovnikun, me arkitekturën e vjetët e të ruajtur, nuk mund ta anashkalosh nga marrja e pamjeve piktoreske, nga bërja e fotografive për mbamendjen e jetës. Kjo zonë e mbrojtur nga UNESCO, e që dikur ishte ëndërr për shkatërrim nga ushtria serbe e Millosheviqit, ruhet me fanatizëm nga institucionet kroate, duke mos lejuar makineri të qarkullon nëpër hapësirat turistike. Ishin edhe vende tjera që ofronte bregdeti i Adriatikut, vende me pamje impozante për kalimtarët e asaj rruge, duke thënë vetës, “O çfarë bukurish natyrore paskemi gjithë rrugëtimin tonë”!

Por, këto mendime filluan të kundërshtoheshin nga pamjet e maleve, kreshtat, thepinat e shumta,…si në Mal të Zi, Bosnjë ashtu edhe në Kroaci, jepnin me kuptuar se në ato pjesë nuk ka jetë, ndërsa Kosova ime, sikurse trungu i saj Shqipëria, janë vendet më të bukura në botë.

Sikur mos të ishte qyteti i Lubjanës me arkitekturën e ruajtur, planifikimin urban, hapësirat e gjelbëruar dhe pastërtia e jashtëzakonshme, do ishte vështirë të harroheshin qindra kilometra të rrugëve, ku për fat ishte edhe moti i lig që mbizotëroj pothuajse në të gjitha vendet evropiane. Ky rrugëtim, me kishte dërguar mendimet te bashkatdhetarët tanë që qarkullojnë në këtë segment rrugor, të cilët tejkalojnë këto vështirësi, e që marrin mundimin e të mësyjnë rrugën e gjatë drejt Kosovës. Vëllezërit dhe motrat tona, bashkatdhetarët tanë, i tejkalojnë këto rrugë, me mallin për familjen, për atdheun.

Pritja e zyrtarëve të institucioneve sllovene, praktikat e mira të treguara, por edhe sfidat me të cilat ishin dhe përballën gjatë rrugëtimit të tyre, si anëtare e BE-së, kishin arsyetuar plotësisht vizitën dhe rrugën e gjatë. Ambasadori ynë i nderuar me stafin e tij, me pritjen dhe bashkëbisedimin vëllazëror, ishte “kapaku” i arsyetimit të udhëtimit disa orësh, duke “bluar” në mendjen time: “s’ka vende më të bukura se Kosova dhe Shqipëria, të cilat me resurset natyrore që posedojnë, me tokën pjellore e malet e begate dhe bregdetin e mrekullueshëm, mund të jenë vendet më të zhvilluara të botës.

Do përmbyll këtë udhëpërshkrim me: “s”ka vende më të bukura se trojet shqiptare, ndaj shpresojmë se do i ruajmë kwto bukuri, nuk do t´i tëhuajsojmë, se nuk kemi tepricë!Displaying s1.jpgDisplaying s2.jpgDisplaying s5.jpgDisplaying s6.jpgDisplaying s7.jpgDisplaying s8.jpgDisplaying s9.jpgDisplaying s10.jpgDisplaying s11.jpgDisplaying s12.jpgDisplaying s13.jpgDisplaying s14.jpgDisplaying s3.jpg

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...