Published On: 5 Gusht, 2017

S’ka shqip në ushtri dhe valutën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të 20-të, ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve që del nga harmonizimi i programit kombëtar me rezolutat e BE-së. Në versionin e miratuar parashihet dygjuhësi në uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe të punësuarve në sektorin e shëndetësisë vetëm në komunat me mbi 20 për qind banorë shqiptarë, si dhe në Qytetin e Shkupit. Por dygjuhësia nuk do të përdoret në uniformat e Armatës. Megjithatë në këtë ligj nuk përmendet gjuha shqipe, ajo vetëm kualifikohet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind e qytetarëve.

Kryeministri Zoran Zaev, tha se me këtë ligj përparohet përdorimi i gjuhëve të të gjitha bashkësive dhe se të gjitha dispozitat në vendimin ligjor janë në pajtueshmëri me nenin 5 të Kushtetutës.

Me ligjin do të zgjerohet përdorimi i gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, që don të thotë se nëpër institucione, qytetarët do të flasin në gjuhën e vetë. Paketën e dërgojmë për miratim në parlament dhe më pas kur të miratohet, e dërgojmë në Komisionin e Venedikut“, deklaroi kryeministri Zaev.

Ndërkaq zv/kryeministri për sistem politik, Hazbi Lika, tha se ky ligj përmbush nevojat e të gjitha komuniteteve. Ai pret që Parlamenti dhe deputetët të reflektojnë me qëllim të realizimit të këtij ligji.

Ligji përmbush gjitha nevojat e komuniteteve, pa cenuar të drejtat e njëri -tjetrit dhe presim që Parlamenti dhe deputetët të reflektojnë në këtë ligj pasi jemi përpjekur në gjitha aspektet të mbrojmë gjitha dokumentet kryesore të shtetit dhe të gjejmë mundësinë e realizimit të këtij ligji”, tha Lika.

Ndryshe ligji në fjalë, mes tjerash nuk parashikon përdorimin e gjuhës shqipe as në banknota dhe monedha, por vetëm simbole kulturore që janë me rëndësi edhe për shqiptarët.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...