Published On: 26 Maj, 2017

Silva në Manchester për testet mjekësore, kushtoi 68 milionë euro (Foto)

  • Bernardo Silva do të jetë lojtar i ri i skuadrës angleze Manchester City

Ylli i Monacos, portugezi Beranrdo Silva ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Manchester Cityt, shkruan Daily Mail.

Lojtari është duke udhëtuar drejt Manchesterit, për të kryer testet mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e sheh si një David Silva të ri dhe beson se përshtatet shumë në formacionin e tij.

City kështu ka mposhtur konkurrencën e skuadrave të mëdha si Manchester United, Bayern Munich, Barcelona dhe Juventus.

Për shërbimet e portugezit, City do t’i paguaj Monacos 68 milionë euro. /Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...