Published On: 16 Korrik, 2017

Sikur VV të ishte me të vërtetë për ndryshime esenciale në politikëbërje do ta fillonte nga ti!

Lirim Gashi

Fisnik Ismaili, nuk besoj që babai yt do të ishte krenar me mënyrën se si po e mbron dhe as me nivelin tënd të rrugaçit dhe palaqos më të dëshmuar të cirkut politik, dëshmim ky të cilin po e celebron në kuptimin më të shëmtuar të fjalës. Sikur VV të ishte me të vërtetë për ndryshime esenciale në qasje ndaj politikbëries, siç po pretendon, do t’i besoja se e ka “me zemër” vetëm nëse do ta fillonte punën mbarë, me largimin tënd definitiv nga partia, nga se tolerimi i rrugaçëve të kalibrit tënd, është tallje, hipokrizi dhe cinizëm me pretendimet e deklaruara publikisht. Këtë po ta thotë një përkrahes i sinqert i ndryshimeve esenciale në qasje ndaj politikbëries (prej politikës shterpe telenoveliste e teatrale në politikë të ndërgjegjshme, përmbajtësore dhe llogaridhënëse), por jo edhe një përkrahës i rrugacëve mosmirënjohes, që tallen me besimin e fituar nga shoqëria. Nëse ti, si përfaqësues i popullit në Parlamentin e shtetit, sillësh si rrugaci më i madhë i mahallës së cergarëve, atëherë cka mund të presim nga njerëzit të cilët i përfaqëson ??? A je i bindur se me nivelin të cilin po e dëshmon për cdo ditë e më tepër, je më i mirë se ata ose ato që po i kritikon për mungesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies, apo e ke keqkuptuar domethënien e fjalëve përgjegjësi dhe llogaridhënie deri në atë masë sa që i miri ikën prej teje si prej djallit e i keqi të shkon pas ?!! Fisnik qasja jote ndaj kulturës debatuese e politike është gjithcka tjetër përpos autentike, nga se niveli i garës për dëshmimin e së vërtetës është i nivelit të nëntokës dhe natyres cinike e hipokrite e ky popull dhe kjo shoqëri ka nevoj për njerëz që reflektojnë mirësi, pjekuri e urti e jo për rob të keqkuptimit të integritetit njerëzor e politik sic je ti. Unë mund ta kuptoj mllefin tënd me njerëzit që po të lincojnë për shkak se prindi ytë ishte mik i Millosheviqit kasapit më të madhë të Evropës pas luftës së dytë botërore, sepse i urrej paragjykimet gjenetike e raciste të kalibrit ”molla nër mollë apo “molla nër dardhë” meqenëse nuk jam rob i mentalitetit “bardhë e zi” apo “zi e bardhë’, por ta ulësh vetën në nivelin e atyre që të lincojnë për shkak të paraardhësit është njësoj sikur ti furnizosh me kallashnikova vrasésit. Një njëri dhe politikan i formuar që i përket të vetmit subjekt politik që pretendon ndryshime rrënjesore nuk do ti hante pa hezitim këto fore si akullore, nga se nuk do ta lejonte vetëdija e ngritur në pikpamje politike, edukative dhe kulturore, por ti Fisnik vetëm për shkak të emrit nëse dëshiron sinqerisht ta dëshmosh përkushtimin tënd të sinqertë ndaj rendit publik dhe vendit, jep dorëheqje ose kërko falje publike, përndryshe do t’ia dëmtosh rëndë imazhin e subjektit të cilit i takon dhe interesat e tij jetike.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...