Published On: 29 Tetor, 2016

SI U DHJENË PARTIZANËT E BRIGADËS SË PARË SULMUESE

– Histori autentike e luftës legjendare të Mehmet Shehut –

KOLEC TRABOINI

 

Një partizan i Brigadës së Parë Sulmuese më ka treguar një histori tragji-komike se kur kaloi Brigada e Parë për në Veri në kuadër të Divizionit te Parë Sulmues, kanë qëndruar në Mat – Dibër ku intendenca urdhëroi të rrëmbenin tufat e bagëtive të Kaloshëve, bajraktarë të pasur nacionalistë. Çobanët nuk deshën ti dorëzonin, por ajo punë u zgjidh shpejt e shpejt se i pushkatuan pa gjyq. Me qindra dele e dhi u therën e partizanët trima të uritur u lëshuan në të ngrënë mish. E çfarë mishi! Por kohë e keqe, me shi e ku pjekur e ku papjekur. Por problemi ishte se nuk kishin as kripe. As bukë. Kishin uri e u dendën mirë e mirë me mish. Mbushën edhe çantat që ti kishin për marrshim, por i zu belaja pa nisur udhën. Tre ditë tërë formacioni partizan zuri shkurret çdo një orë, sepse i zu barku. I zu e nuk i lëshoi….Shyqyr që nuk kishte aty rrotull gjermanë se do kishin lënë nam në trimëri shkurresh. E këta ishin partizanë safi, e ai që ma tregoi këtë histori tragji-komike ka qenë partizan i Brigadës së Parë Sulmuese që nga themelimi në Vithkuq e deri me fund të luftës. Kusuret e atij mishi të dhive të armiqve nacionalisto-ballist i kishte hequr edhe ai.   Tani historitë me pula ballistësh në komunizëm edhe haheshin, sepse vesi i shëmtuar i komunistëve faqezinj ishte të talleshin me të mundurit (çobanë hesapi), siç bënte Buburicka ai shkrimtari komunist rakitik që bënte bejte politike. Po çfarë kanë këta bijtë e etërve që na çajnë trapin me propagandat e Enver Hoxhës për ballistë pulash edhe sot pas njëzet e pesë vjet demokraci. Sikur baballarët e tyre komunistët ta kishin gojën të mbyllur me dry dhe meazallah nuk hanin. Po pse more, me se e mbajtën shpirtin baballarët tuaj? Mos rronin me bar e me fruta si majmunët. Po çfarë të themi tani, nëse ndjekim stilin e këtyre mendjeshkurtërve e zhgarravina-shkruesve, se ata, partizanët legjendarë të Brigadës së Parë Sulmuese të Mehmet Zagarit ishin dhjeracakë. Jo more, jo…Na ruaj Zot…. Nuk e lejojmë veten të biem në pozitat e propagandës idiote të këlyshëve të komunistëve që thonë se pulat i hanin vetëm ballistët, e se partizanët  as hanin e as dhisnin. Duket edhe në këtë fotografi autentike të Brigadës së Parë Sulmuese të Mehmet Shehut e Dushan Mugoshës( Çalamani alias Sali Murati), ky i fundit tek pjek bagëti në hell,  se me të vërtetë pulat nuk ishin në menynë e formacioneve partizane…

Today Deal $50 Off : https://goo.gl/efW8Ef

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Sherif thotë:

    Edhe tek ne kane ba plackitje e krime partizanet duke ua hudhur turpin ballisteve te cilet ne te vertete edhe nuk kane qene dhe nuk ka pasur por te gjithe ata qe kane qene neutral apo nuk kane qene me komunistet jsne quajtur per reakcionar e ballist.Malli apo pasuria u eshte sekuestruar api konfiskuar dhe keshtu kane qene punet jasht shqiprise londineze.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...