Published On: 30 Maj, 2017

Si ndikon në gjendjen e përgjithshme refuzimi i qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje?

Dren Dushi

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, 1,064,968 qytetarë me të drejtë vote, nuk kanë përdorur votën e tyre për të bërë ndryshime politike në Kosovë. Sipas KQZ-së në zgjedhje kanë marrë pjesë vetëm 734,055 qytetarë. Por si ndikon ky fenomen apo kjo indiferencë politike në gjendjen e përgjithshme në Kosovë?

Për Portalin Shqiptari.eu është prononcuar politologu Dren Dushi i cili thotë se: “Një gjendje e tillë, u konvenon fuqishëm strukturave politike të tanishme në Kosovë, që kanë krijuar rrjetet e tyre klienteliste, pra të militantëve partiak. Sistemi është i tillë që në një familje me shumë antarë, merret një për punë, për shkollim apo ndonjë benifit tjetër, me kusht që antarët e familjes pranojnë të bëhen klientelë e një partie politike, pavarësisht nëse kjo parti politike dëmton interesin e përgjithshëm të vendit, qoftë me performacnë të dobët profesionale apo në forma tjera siç i kemi dëgjuar në aferën e quajtur “pronto”. Rrjedhimisht, refuzimi për të dalë në zgjedhje dhe votuar, ndikon në rritjen e komoditetit të kësaj gjendje.”

Politologu Dushi jep një shembull lidhur me shpjegimin në fjalë:”Për ta thjeshtësuar këtë logjikë, nëse të drejtë vote kanë dhjetë persona, dhe një nga këta dhjetë refuzon të dalë në zgjedhje, atëher nëntë votuesve të tjerë u rritet fuqia e votës nga 1, në 1.1, dhe ky raport bëhet matematikisht edhe më keq nëse refuzimit i bashkohen edhe më shumë. Pra, refuzimi i qytetarëve të thjeshtë, që ballafaqohen me probleme të mëdha, si rrugë të rregulluara keq, spitale të tmerrshme, papunësi etj., paraqet një farë pranimi për gjendjen e tyre, nëse refuzojnë të dalin në zgjedhje për të përdorur fuqinë e tyre politike të vetme, pra votën. Militantët servil të partive politike, që kanë marrë benifite sociale (ekonomike, kulturore, intelektuale) pa meritë, nuk hezitojnë të dalin te kutitë e votimit për ta vazhduar gjendjen e tanishme në Kosovë, gjendje pra që atyre ju konvenon.”

I pyetur nga portali Shqiptari.EU nëse pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve në zgjedhje mund të ndryshoj gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë, Dushi është shprehur:”Nuk ka asnjë dyshim që nëse në Kosovë dalin dhe votojnë qoftë vetëm gjysma e 1,064,968 qytetarëve që me rrefuzimin e tyre po e vazhdojnë gjendjen e tanishme, gjendja politike dhe ekonomike në vend ndryshon bindshëm, lehtësisht dhe një gjë e tillë nuk do të ishte aspak befasi. Një gjë e tillë është e domosdoshme për fillimin e demokratizimit të vendit, dhe çlirimin nga strukturat e tanishme politike, fisnore, rajonale etj.”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...