Published On: 9 Nëntor, 2016

Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës?

Mosha në të cilën mbijetuesit e kancerit diagnostikohen me sëmundjen e tyre mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të tyre për vdekjen nga sëmundjet e zemrës.

Pacientët e diagnostikuar në moshë të re me kancer mund të ballafaqohen me rreziqe më të mëdha të sëmundjeve të zemrës, thonë autorët e studimit, transmeton Telegrafi.

Besohet që trajtimi i kancerit e rritë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës më vonë, e veçanërisht mes mbijetuesve të kancerit në moshën e adoleshencës, atyre të kancerit të gjirit etj.

 Ky studim i ri, i publikuar me shtatë nëntor në Curculation, ka eksploruar në qoftë se mosha e diagnostikimit me kancer mund të ndikojë në rreziqet serioze të zemrës.

Studimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 200,000 mbijetuesve të kancerit në Britaninë e Madhe dhe ka zbuluar se 6 për qind e vdekjeve i atribuohen sëmundjeve të zemrës.

Dhe, pacientët e diagnostikuar me kancer gjatë adoleshencës kishin rrezik shumë më të madh të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa personat që nuk kishin kancer.

Ata të diagnostikuar me kancer në moshën 35 deri në 39 vjet kishin vetëm 1.2 herë më shumë rrezik të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...