Published On: 24 Nëntor, 2016

Si e zbuluan shqiptarët Amerikën

  • Koment i dites
  • Eduard Frrokaj

 

Kristofor Kolombi gaboj per pak nuk e zbuloj Ameriken. Prej Nolit te madh me vargun e famshem ” Mbahu neno mos ke frike se ke djemte ne Amerike ” e deri sot shqiptaret nuk pushojne ta zbulojne dhe duan Ameriken . Madje shenimet e reja me trend global parathone se shqiptaret e zbuluan Ameriken ndersa Kristoferi iku ne drejtim te panjohur .
Xhorxh Bush me ” kercenimin e Kershendellave ” ia tregoj vijen e kuqe Serbise . Bill Klinton e bombardoj 78 dite e nete Serbine panderprere me e larguar nga Kosova . Ishin ato dite kur shqiptaret thane perse nuk e zbulojme Ameriken . Madje te gjitha simbolikat i lidhem me sintagmen ” Ka thene Amerika ” …
Me pas ne si dashamire te Amerikes filluam rrugen tone : A po done korrupsion , vrasje , zhvatje , haraq .Çka ta done zemra , vetem shtet funksional jo … Amerika nënë i numeron votat per tri ore , ne i bejme tre muaj , tek ne te vdekurit votojne , ne Amerike pushojne , se si e fusin te njejten vote ne kuti votimi si te gjallet kesaj pune si bjene ne fije as Amerika edhe nese e leshon bomben atomike ne qender te votimit ne Drenas tek ata djemte qe thonin ” Tybe ka me u kalle Putini ” . Amerika na thote po te shoh permas ” Je hajn me çizme te kuqe ” ne ja kthejme skam çizme po jam dathe se keshtu me ka lene dhe kaq me ka dhene Shefi i madh .
Amerika na thote rrini ne shpi , hani buke , lexoni libra , ne drejte e ne Siri . I themi Amerike te duam por jemi ne kerkim te parajses .
Keshtu i kalon koha ne monotoni edhe Kristoferit . Heq dore nga patenta e zbulimit te Amerikes .Ameriken e kemi zbuluar ne ajo na udhezon dhe na ka lene çelesat e botes ne dore . E ka thene Amerika , qe neser behemi gati me i ra Korese Veriore . Parajsen e kemi gjete . Jemi ne kerkim te ferrit .

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...