Published On: 24 Nëntor, 2016

Si e kidnapoi SHIK-u, publicistin Enver Bytyçi në sy të gruas

 

Intelektuali, publicisti Enver Bytyçi ka rrëfyer një pjesë të jashtëzakonshme të përvojës së tij personale, në Shqipëri, në kohën që ligji nuk zbatohej dhe veçmas papërgjegjshmëria ishte e lartë.

Bytyçi, profesor dhe koleg e bashkëpunëtor yni, tregon dhembjen për atë ditë të veçantë jete, kur zyrtar të shërbimit inteligjent shqiptar e kidnapuan në sy të familjes.

“Si sot 16 vjet më parë, me 23 nëntor 2000 ora 10.00, njerëzit e shefit të shërbimit sekret Fatos Klosit më morën peng në mes të Tiranës. Dy furistrada me 4 persona e me targa bullgare më ndaluan te busti i Osman Kazazit dhe me pistoletë te koka, në prezencë të gruas time, më futën me forcë në njërën makinë dhe më mbajtën disa orë nën tortura në bodrumet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Aso kohe pengmarrësit, ndër ta një drejtor i SHIK-ut, janë denoncuar me emra, por askush nuk mbajti përgjegjësi.
Shkaku i kësaj pengmarrjeje shoqëruar me goditje e torturë ishte denoncimi në revistën KOHA të politikave të qeverisë. Ndërkohë një drejtor tjetër i Fatos Klosit, P. V, shoqëruar me njerëz të hurit e litarit, vinte thuajse çdo dy javë, kur botohej revista dhe bënte presion disa orësh për shkrimet e botuara.
Kohë të çuditshme, por që nuk harrohen”, shkruan në fb Bytyçi. SHQIPTARI.EU

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...