Published On: 31 Tetor, 2016

Si e ‘dëboi’ Tirana, filogrekët, ndërsa Sorbona e lauroi doktor Arif Matin

Mrik Bua

Aref Mati kishte udhëtuar drejt Tiranës për të folur mbi tezat e tija, rreth pellazgëve, me historianët edhe gjuhëtarët shqiptarë.  Për fatin e mirë të tij kishte ardhur në orën e duhur por jo në vendin e duhur. E them këtë sepse deri para viteve 90-të  kush fliste për pellazgët me pak fatë dhe me ndonjë letër miqësore drejtuar Enver Hoxhës mund të kishte shancin e mirë të shpëtonte me një internim…. Gjyqi i pellazgologut të radhës, Aref Matit,  u bë në Top Channel në një emision të organizuar nga Alban Dudushi . Të ftuar ishin prokurorë e gjykatës si Neritan Ceka,  Seit Mansaku, Myzafer Korkuti  dhe përballë  tyre pellazgologu Aref Mati i cili u vu nën trysni të paparë sepse po fliste në lidhje me pellazgët. Prokurorët e gjykatësit nuk kishin mundësit e para viteve 90-të  sepse po ti kishin……kushedi ku do kishte përfunduar   Aref  Mati..

I zhgënjyer nga atdheu i vetë  Aref  Mati niset te provojë  tezat e tija nga ana shkencore duke iu drejtuar një universiteti nga më  të vjetrit edhe nga më të mirët e botës: Sorbonës. Në Sorbonë jo vetëm që e dëgjuan me vëmendje e me respektin qytetarë por i dhanë titullin e Doctorrit te Shkencës për tezën pellazgjike.  Kjo doktoraturë e dhënë nga Sorbona është një pëllëmbë në fytyrën e  akademisë  brekëngrisur të Tiranës …por mendësia e Kim Jongut në radhët e shkencës shqiptare nuk dorzohet lehtë. Të injoruar nga Sorbona por kryelartë zotërinjtë Ceka, Korkuti, Mansaku etj. Të rrojë Partia!

Në vijim ndiqni rrjedhën e doktorrimit të Aref Matit

Më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris historiani ynë i shquar Arif Mati mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”. Këtë tezë e mbrojti me sukses përpara jurisë prej 3 anëtarëve, si: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin  Paris – Sorbon që ishte edhe drejtuesi  i temës. 2. Charles Guittard, Profesor  në Universitetin  Paris – Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon)

Në sallë, përveç familjarëve të tij (ku ishte edhe Fatbardha Demi e cila i ka sjellur këto të dhëna dhe disa foto në adresë të pashtriku.org), ishin të pranishëm studiues të gjuhës shqipe në Francë, intelektualë, studentë dhe miq shqiptarë dhe francezë, por për çudi nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues nga ambasada shqiptare në Paris, edhe pse z.Mati ia ka bërë ftesën me kohë.

Arif Mati me këtë rast përmes një materiali studimor prej 13 faqesh, për afro 40 minuta shpalosi rrugën metodike që kishte ndjekur nëpërmjet një gjurmimi të dëshmive të autorëve antik mbi Pellazgët, shkrimet e grekëve antikë të Homerit, Hekate i Miletit, Helanikosi i Lesbos etj., të cilët ta mundësojnë të nxjerrësh disa përfundime, si:

– para “ardhjes” së helenëve, vendi që u bë Greqi, banohej nga Pellazgët,

– Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji,

– Pellazgët ishin “barbarë” që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve.

– Pellazgët ju dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë.

– grekët e lashtë nuk e njihnin “qytetrimin Miken”, (që është një emërtim i dhënë nga Schliemann mbasi zbuloi Mikenën dhe Trojën)

– Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë “qytetrim Miken”.

– Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan “mikenë” dhe gjuhën si “greqishtja e lashtë”,

– Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi  dhe banorë të vetëm para-grek.

– Qytetrimi i emërtuar miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetrimi i vetëm që ka ekzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.

Historiani Arif Mati, për mbrojtjen e tezës së tij, ka përdorur burime historike, kulturore, arkeologjike, antropologjike dhe mitologjike dhe nëpërmjet argumenteve shterruese ka arritur në konkluzionet e lartpërmendura. Për më tepër A.Mati lidhjen e gjuhës pellazgo-shqipe e ka trajtuar si rrjedhim logjik të fakteve, dhe si përgjigje për vendosjen e kësaj lidhjeje (të gjuhës shqipe me pellazgjishten), pohon se edhe po të ishte kinez, përsëri do ta bënte këto studim dhe do të nxirrte këto përfundime.

Teza e tij është një studim prej 798 faqesh, dhe për këtë punë kolosale shkencore ka shfrytëzuar 338 autorë, duke punuar për 3 vjet rresht nga 15 orë në ditë. Sipas Arif Matit, ky studim mbi Pellazgët na bën të mendojmë dhe të reflektojmë thellë mbi origjinën e Greqisë dhe të grekëve, historisë, kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nëpërmjet autorëve të lashtë ne mund të zbulojmë një histori komplekse të Greqisë  që nuk kufizohet vetëm me Helenët – ka thënë Arif Mati – dhe nëpërmjet këtyre autorëve, në fakt, mund të zbulohen kontradiktat, mospërputhjet kohore dhe manipulime të tjera që do të na  lejojnë të krijojmë një këndvështrim të rinovuar të historisë së Greqisë.

Në përfundim të mbrojtjes së kësaj teze, juria dha vlerësimin e duhur për seriozitetin dhe rrugën e ndjekur shkencore dhe pas konsultimit të tyre, vendosën që Arif Matit ti jepet titulli i merituar: “Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris-Sorbon”.

Në fund të themi se, në  Universitetin e Sorbonës, i cili shtrihet në krahun e majtë të lumit Sena në Kuartierin Latin, kanë kaluar emra të shquar si Marie dhe Piere Kyri (që kishin marrë çmimin Nobel për fizikë), teologu i famshëm Erasmo da Rotterdam, pastaj filozofi dhe shkrimtari Jean – Pol Sartre dhe shumë figura të tjera të shquara.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...