Published On: 2 Gusht, 2017

Si do kthehet ish-Kombinati Metalurgjik në vend prodhimi energjie nga panelet diellore

Dikur ishte kryeqendra industriale e Shqipërisë. Por asnjëherë nuk pati shkëlqimin e sloganeve që u përdorën. Madje shpejt mori etiketime të tjera si “Çernobyli shqiptar”, “kovaçhana më e madhe në Ballkan”, “gangrena e Shqipërisë” etj.

Por kohët kanë ndryshuar. Dhe, nëse ke ide dhe projekte të qarta, mbi të keqen lind e mira.

Lajm i mirë për ish Metalurgjikun në Elbasan. Mbi 50 mijë m2 të fatazmës industriale priten të kthehen në burim të pastër energjie nga rrezet e diellit. Bëhet fjalë për një investim që kap shumën 2.3 milion euro, transmeton Infoelbasani.al.

Një kompani prestigjioze në këtë fushë e ka përfunduar aplikimin në Ministrinë e Energjisë dhe projekti pritet të marrë udhë së shpejti.

Ky projekt parashikon që me anë të instalimit të paneleve diellore, të përfitohet dy Megavat energji elektrike.

Sipas specialistëve, ish Kombinati Metalurgjik në Elbasan, është një vend ideal për prodhimin e energjisë elektrike. Së pari aty ekziston sipërfaqja e konsiderueshme me infrastrukturën e nevojshme. Dhe së dyti e ndoshta më e rëndësishmja është se fusha e Metalurgjikut në Brasdashesh rrihet nga dielli për rreth 280-300 ditë në vit.

Ky lajm ka gëzuar pa masë banorët e Elbasanit të cilët duan të shpëtojnë njëherë e mirë nga smogu kancerogjen i gjeneruar në vite, po ashtu edhe nga ndotja e tokës nga helmet.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...