Published On: 13 Nëntor, 2016

Shukri ​Buja insiston: Ky koalicion duhet të prishet! (Video)

Ky koalicion nuk ka vota dhe nuk mund të ecë përpara. Jemi dy koncepte dhe programe të ndryshme dhe jemi bashkuar për çështje të interesit, edhe me preferencat e ndërkombëtarëve që duhej t’i kemi dy të tretat për çështjen e kalimit të Gjykatës Speciale për demarkacionin dhe asociacionin por pse jo edhe për zhvillim ekonomik por do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, Shukri Buja, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai madje ka thënë se do të lobojë tek deputetët që ky koalicion të prishet sa më parë që është e mundur.
Ndërsa këtë vit, sipas tij është e vështirë të shkohet në zgjedhje, pasi duhet së paku 45 ditë të shpërbëhet Kuvendi. Mirëpo, ai tha se vendi më së largu deri në muajt mars-prill shkon në zgjedhje.

I pyetur nëse për zgjedhje të parakohshme kanë marrë aprovimin e ndërkombëtarëve, Buja ka thënë se ata zakonisht japin sugjerime dhe se ato merren edhe si vendime.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...