Published On: 25 Prill, 2017

Shtyhet seanca kundër Murat Mehës

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, ka munguar në seancën fillestare ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë.

Siç ka bërë të ditur gjyqtari i rastit Shasivar Hoti, Meha ka pranuar ftesën për seancë, por ndërkohë ka njoftuar gjykatën se do të qëndrojë jashtë vendit për punë, më saktësisht në shtetin e Holandës, duke kërkuar që seanca të shtyhet.

Përveç Mehës, që ka njoftuar gjykatën për mungesën e tij, ngjashëm nuk kanë bërë edhe dy të akuzuarit e tjerë, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasiq që nuk ishin prezentë, ndërsa ka munguar edhe prokurori i shtetit.

Në mungesë të kushteve, seanca është shtyrë për 17 maj.

Murat Meha, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasiq, akuzohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...