Published On: 28 Tetor, 2016

Shtohen presionet ndaj mësuesve për zgjedhjet

Zv.ministri plotësues i shoqërisë informatike dhe administratës, Aleksandër Kiracovski, realizoi takim pune me ministrin e arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata në këtë takim folën rreth rrezikut të presioneve të mundëshme mbi të punësuarit në sektorin publik, mundësitë përmes të cilave mund të mbrohen të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë, ligjet dhe sanksionet për ata të cilët shkelin kushtetutën si dhe ndryshimin e mundshëm të tyre.

Kiracovski, shprehu shqetësim serioz për presionet e shumta ndaj mësimdhënësve, profesorëve dhe prindërve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, problem pët të cilin duhet të merren masa nga MASH.

Në këtë takim gjithashtu u fol edhe për bashkëpunimin e përbashkët për krijimin e kushteve pët zgjedhje të lira dhe demokratike më 11 dhjetor.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...