Published On: 30 Tetor, 2016

Shteti ia ndalon Labinot Tahirit tubimin e parave për bamirësi!

Pop-folk këngëtari i cili viteve të fundit u bë i njohur për aktivitetin e tij bamirës para se të paralajmëronte hyrjen në politikë, Labinot Tahiri duket se nuk do të ketë mundësi që të zhvilloj aktivitetin e tij bamirës.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një prezantimi LIVE në profilin e tij në Facebook, të cilin e ka bërë sot.

Labi duke treguar për dy rastet e fundit për të cilat është angazhuar në mbledhjen e fondeve për shërim, ka bërë të ditur edhe një fakt që prek familjarë në nevojë për ndihmë humanitare.

“Familjarët ose rasteve të ndryshme që kanë kërkuar prapë ndihmë iu kërkoj shumë ndjesë mirëpo nuk kam të drejtë as nga shteti që më ka këshilluar, por edhe si individ që të tuboj para në këto vlera që i kena tubuar dhe të cilat janë në pasqyrën e gjithë juve. Të drejtë tubimi të parave kam vetëm nëse unë hapi fondacionin tim në emrin tim Labinot Tahiri”, ka thënë këngëtari duke komunikuar me publikun e tij, raporton Insajderi.

Bëhet fjalë për grumbullimin e parave të qytetarëve të cilët dërgojnë para për rastet të cilat merret Labinot Tahiri përmes formave kesh.

“Jam në Evropë, dhe sapo të kthehem do të jap një pasqyrë totale nga xhirollogaria e Liridona Gajtanit, të cilës i janë tubuar paratë në vlerë afro 164 mijë euro. Edhe ne kemi në Western Union diku rreth 35 mijë euro. Shuma totale do të dhurohet për Liridonën dhe paratë tjera që teprojnë do t’i shkojnë Edonës nga Gjilani”, rrëfen këngëtar.

Por Labi i cili gjatë këtyre viteve ka treguar se për dhjetëra raste ka mbledhur deri në 200 mijë euro brenda 48 orëve. Kësisoj aktiviteti humanitar i tij kap miliona euro të dhuruara nga qytetarët e që një pjesë e tyre e dërguar jo nëpërmjet xhirollogarisë bankare, raporton Insajderi.

Por Labi ka thënë se përkundër faktit se shteti ia ka ndaluar të grumbulloj si person fizik, ai nuk do të ndalet.

Ka paralajmëruar themelimin e një Fondacioni. Do ta quaj me emrin e vet.

“Së shpejti do ta hapim fondacionin me kërkesë të të gjithë juve që keni pasur dëshirë dhe keni envojë që ta keni një fondacion të sigurt, dhe ai fondacion do t’i takoj shtetit, ai fondacion do t’i takojë të gjithë popullit shqiptar, pa dallime”, ka thënë Labi në komunikimin e tij.

Në fund ai ka kumtuar edhe një thënie: “Duhet të bëjmë vepra shumë për t’i përmirësuar veprat e këqija. Veprat e këqija janë ato nëse s’marrim asnjë hap për kombin tonë shqiptar”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...