Published On: 16 Qershor, 2017

Shtatë vjet burgim për vdekjen e dy personave te pompa e derivateve “M Gas Petrol”

Shtatë vjet burgim është verdikti i Gjykatës kundër katër të akuzuarve, të cilët janë gjetur përgjegjës për vdekjen e dy personave në vitin 2008 nga shpërthimi i një bombole gazi në pompën e derivateve “M Gas Petrol”.

Dy prej të akuzuarve janë shpallur fajtorë për shkak se pa leje kanë ndërtuar dhe furnizuar pompën me derivate, kurse dy të tjerë si inspektorë të tregut kanë lejuar zhvillimin e kësaj veprimtarie në kundërshtim me ligjin, shkruan sot Koha Ditore.

Para nëntë vjetësh, saktësisht më 15 mars në Prishtinë, nga shpërthimi i bombolës së gazit teksa po furnizohej pompa “M Gas Petrol”, patën mbetur të vdekur Bekim Muharremi dhe Ismajl Sadiku, kurse patën mbetur të lënduar Naser Dragushën, Meriton Demirin dhe Abbade Aylew.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...