Published On: 31 Maj, 2017

Shqiptaro-amerikanët mbështesin fuqishëm Naser Rugovën në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës!

  • Dr. Naser Rugova, kandidati për deputet me vizion perëndimor, që i duhet Kosovës

  • Mesazh për bashkatdhetarët në Kosovë për zgjedhjet e 11 Qershorit!

NGA AGIM REXHAJ/NJU JORK/USA/

Të nderuar miq, Bashkëkombas dhe bashkëveprimtar, Zonja dhe zotërinj, Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qeshorit në Kosovë janë një moment i rëndësishëm për shtetin dhe popullin e Kosovës. Ne si komunitet shqiptar në SHBA presim shumë nga ky proces zgjedhor, si veprimtarë shumëvjecar dhe si një nga bashkpunëtorët e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, si udhëheqës shumëvjecar i LDK-së në SHBA dhe si nënkryetar i “Vatrës” jam i lumtur që LDK-ja si parti e parë demokratike në trojet shqiptare ka filluar reforma substanciale, freskime dhe ka kandiduar në listën e kandidatëve për deputetë njerëz integritet dhe me virtyte të larta intelektuale dhe kombëtare. Ndjej obligim që të ju drejtohem miqëve të mij, bashkëveprimtarëve, bashkatdhetarëve të mij në Republikën e Kosovës që fuqishëm ta përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe posacërisht Dr. Naser Rugovën si kandidat për deputet, një veprimtar, intelektual dhe vizionar i përmasave evropiane. Janë njëmijë e një arsye që ta mbështesim fuqishëm Dr. Naser Rugovën: Intelektual kalibri, parimor dhe i qëndrueshëm, karizmatik, i guximshëm dhe i pakompromis me të padrejtën, atdhetar dhe burrë urtak sikurse edhe trungu i tij familjar që me shekuj dha atdhetar të shquar. Bashkëpuntor i ngushtë i Presidentit Rugova, ish këshilltar i Kryeministrit, deputet i legjistraturës së pavarësisë, diplomat i lindur, i pastër si loti, i respektuar nga populli, Brukseli e Uashingtoni. Kam pasur nderin dhe kënaqesinë e vecantë të punoj me Dr. Naser Rugovën, në Nju Jork dhe Uashington, në vizita të ndryshme zyrtare dhe debate akademike gjithandej në SHBA, dhe mund të konstatoj me admirim se Dr. Rugova në mënyrë ekselente ka përfaqësuar ngjyrat shtetërore dhe nacionale, me dhjetëra herë na ka bërë krenar të gjithë shqiptareve në SHBA. Ishte ndër veprimtarët e rrallë që na nderoj në maksimum, na priti e përcolli me nderime e respekt maksimal në Kosovë dhe gjithmonë ishte me neve dhe na nderoj me vizita në SHBA. Prandaj në emër të shumë bashkëveprimtarëve të mij në SHBA, me kërkesën e qindra veprimtarëve të shquar të mërgatës, ju bëjë apel të gjithë miqëve, bashkëveprimtarëve, bashkëmendimtarëve dhe antarësisë së gjërë të së djathtës me orientim nacional në Kosovë që fuqishëm ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës me nr.16 dhe Dr. Naser Rugovën me nr.88. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj, Zoti e bekoftë kombin shqiptar,

Sinqerisht, Agim Rexhaj, Nju Jork, 31 Maj 2017

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...