Debate Lajmi Kryesor 2 Lajmi Levizes

Shqiptarja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, heronjtë e Sanxhakut janë vëllezërit tanë katolik

  • Zef dhe Hil Paloka (foto 1941), vëllezërit e Tush Palokës, që së bashku luftuan në mbrojtje të Sanxhakut, nga Tutini, Novi Pazari, Sienica e deri në Prijepole.

Shqiptarja nga Sanxhaku, Amina Nuraj (-viç), ka bërë një deklarim të thjesht, por që ka zgjuar një lum debatesh, nga Shqiptarët e Mbasbjeshke (Sanxhaku) dhe këndej bjeshke. Ajo rikujton se vetëm para pak dekadash, së bashku me shqiptarët e Mbasbjeshke (Sanxhaku), dikur, kemi luftuar si qenie të një gjaku, për mbrojtje të etnisë dhe territoreve nga invadimi sllav, pavarësisht dallimit në besimin fetar, se shqiptarët ishin një, sa nuk ngurronin të vdisnin për cilindo shqiptar. Me këtë rast për të vërtetuar jo vetëm tezën e tolerancës ndërfetare, por se identitet qenësor (parësor) e kishin atë kombëtar, tregon se pikërisht shqiptarët e Sanxhakut nga sllavët e krishterë, i doli në mbrojtje komandanti shqiptar i besimit të krishterë, duke pasur edhe shumë të tjerë ushtarë në varësi të këtij besimi, dhe së bashku me ata të besimit islam, lufuan heroikisht në mbrojtje të vëlleërve të tyre në gjithë Sanxhakun.

“Kam marrur informacione për një burrë, Hero i cili e mbrojti Novi Pazarin. Ky burrë është Tush Paloka shqiptar i besimit katolik, që nuk i interesonte çfarë besimi kishim (megjithëse e dinte se në të vërtetë Sanxhaku ishte i përbërë nga 90 % mysliman), ai erdhi për të mbrojtur vëllezërit dhe motrat e tij në emër të kombit tonë shqiptar. Tush Palokaj ishte komandanti i të gjithë shqiptarëve që ishin luftëtarë nga pjesa më e madhe e Dukagjinit, sidomos shqiptarë nga e njëjta pjesë (lindje) dhe nga Gurrakoci (Gjurakovc) që kishin ardhë për ta mbrojtur Sanxhakun nga krimet serbe”, shkruan Amina Nuraj, e cila ka tashmë ka disa vite që vazhdon t’ju bëjë thirrje shqiptarëve në këtë rajon që të rizgjohen kombëtarisht.

Pas postimit të saj kanë shpërthyer, argumentime të panumërta të rolit vëllazëror të shqiptarëve, kundër armiqëve të përbashkët. Shqiptari.eu

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *