Published On: 22 Prill, 2017

Shqiptari i futet në shtrat vajzës rumune dhe e përdhunon barbarisht

Një 32-vjeçare rumune e cila jeton prej kohësh në Greqi, është përdhunuar barbarish brenda banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Limno, në zonën Agjios Dhimitros ne Mirina, raportojnë mediat helene.

Autori, një 32-vjeçar shqiptar, hyri me forcë në shtëpinë ku banonte e reja nga Rumania, rreth orës 05.00 të mëngjesit të dy ditëve më parë.

“Keqbërësi në fillim e izoloi gruan e pafat pastaj e rrahu dhe e përdhunoi disa herë me radhë”, raportoi policia lokale duke iu referuar dëshmisë së rumunes dhe ekspertizës së kryer.

Bazuar në të dhënat e përftuara, policia greke konfirmoi të premten se ka arrestuar të dyshuarin, një 32-vjeçar shqiptar, banor në Limnos.

I dyshuari pranoi se kishte ndjekur lëvizjet e ‘presë’ së tij. Në orën 04.00 vajza mbaroi punën në një lokal afër vendbanimit dhe ai e ndoqi deri në shtëpi.

Më tej ajo u fut në dush dhe ai hyri brenda në shtëpi duke thyer xhamin e një dritareje.

Ai ishte zhveshur plotësisht dhe priti derisa vajza u fut në krevat dhe menjëherë iu hodh sipër, duke e përdhunuar vazhdimisht.

Pak orë më vonë u largua, por tashmë gjendet në qeli.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...