Lajme Lajmi Levizes

Shqiptari hip në aeroplan, tmerrohet nga ajo çka sheh në hartë (Foto)

Një udhëtar shqiptar, sot ka udhëtuar me një aeroplan të një kompanie serbe.

Derisa aeroplani ngjitej, ai kapi në dorë hartën në librin të cilin e mban çdo kompani ajrore.

U befasua kur nuk e gjeti Kosovën në atë hartë.

“Sot po udhëtoja me Air Serbia dhe po shikoja librin qe ka çdo kompani. Vura re qe ne librin e Air Serbia ishte një harte e Evropës, por Kosova nuk ishte si territor me vete, por si pjese e Serbisë. Mire qe serbet na urrejnë e dija, po qe dhe një kompani ndërkombëtare si Air Serbia te mos ta njihte Kosovën nuk do e besoja”, ka shkruar ky udhëtar. /Gazeta Express

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *