Lajme Lajmi Kryesor 3

Shqiptari e impresionon Italinë, zbulon një aplikacion për tuberkulozin që mund t’ua shpëtojë jetën shumë personave

Një i ri shqiptar me prejardhje kosovare, Bashkim Sejdiu, ka një ide që do të mund t’ua shpëton jetën shumë njerëzve. Por edh ta zvogëlojë alarmin shoqëror karshi të huajve.

Madje atij ia kanë dhënë edhe një çmim, saktësisht është shpallur i pari në “Health4all”, transmeton Express.

Sejdiu ka shkuar si i vogël në Itali.

34-vjeçari me vendbanim në Varese të Italisë, ka realizuar një aplikacion për tablet dhe telefona në bashkëpunim me Ats të Milanos, përmes të cilit përdoruesi e ka të mundur, në nëntë gjuhë të huaja, t’i mësojnë të gjitha informacionet rreth vaksinimit, apo t’i sinjalizojë mjekët në rast se preket nga tuberkulozi.

“60 për qind e rasteve të tuberkulozit në Milano janë evidentuar mes emigrantëve”, ka thënë Sejdiu, “me këtë aplikacion u japim informacione përdoruesve, por është e mundur të kontraktohet Ats, përmes një kliku, dhe kështu t’u bëhet me dije mjekëve në kohë reale nëse ka një rast të dyshuar të tuberkulozit që duhet kuruar”./Express/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *