Published On: 30 Gusht, 2017

Shqiptarët ortodoks të Pejës

  • Nga Fahri Xharra

Shqiptarët ortodoksë të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?

Kush ishte shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet -shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe. ( për me shumë lexojeni . “Kush janë shkijet (2  )nga Fahri Xharra).

Por , shtrembërimet historike nga të tjerët për ( se nuk kishim gojë për të folur !!!) e katandisen jo vetëm historinë por edhe popullin tonë si mos më keq. Me miliona shqiptar u bën turq , boshnjak sepse e kishin të lehtë se ishin musliman , e në anën  tjetër u sllavizuan dhe u grerqizuan si ishin të fesë ortodokse.

Fatkeqësia është edhe më e madhe ,që edhe në ditet e sotme kur “ mësuam shkrim –lexim “ na dalin shtrembëruesit tjerë autokton ,shqiptarë me fytyra të dyfshta dhe flasin e shkruajnë jo për në por për ata që na sollën në këtë gjendje. Një far profesori  (Prof. Nexhat Ibrahimi nga Prizreni , i edukuar në frymën e Alija Izetbegoviqit në Sarajevë )  e mbështjellë token tonë me një histori e cila nuk qëndron “as në tokë e as në qiell::
“(1) Pushtimi romak i trojeve ilirike bëri që një pjesë e popullit vendas, veçan qendrat, herët të bien nën ndikimin politik e ekonomik, e më pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqëror. Ky proces quhet romanizim. Më vonë, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nëpërmjet pushtuesve romakë, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirëpo, që në fillim një pjesë e popullsisë vendase i bëri rezistencë të madhe pushtuesit të huaj, duke refuzuar njëkohësisht edhe romanizimin edhe kristianizimin. Kjo pjesë e popullsisë, mjaft e konsiderueshme, qoftë tërësisht duke e refuzuar romanizimin e kristianizimin, qoftë vetëm formalisht duke e pranuar atë, sa për t’iu shmangur zhdukjes fizike, u përballoi vështirësive kohore dhe në shekullin VIII e më vonë u ndesh me kulturën arabo-islame. Kjo ishte realitet sidomos në pjesën lindore të Dardanisë, d.m.th. në Kosovën e sotme, në pjesët lindore të Serbisë së sotme dhe në një pjesë të Maqedonisë.  (Prof.Nexhat  Ibrahimi )

“”””ne shek . 8 u ndesh me kulturën arabe-islame “””” – Ku jeton profesori ?

(2) Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet në këtë fushë janë nën çdo nivel, ndaj shkencëtarët e painformuar injorojnë realitetin historik se një pjesë e trojeve dardane dhe ilire përgjithësisht, më herët është islamizuar se që është  kristianizuar.  Shembulli i peçenegëve, muslimanëve në mbretërinë bullgare, i turqve vardarianë dhe i pranisë muslimane në bregdetin ilir më se një shekull e gjysmë, është i qartë dhe kërkon studime më të hollësishme në të gjitha segmentet e mundshme. Në anën tjetër, me këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë muslimanë do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolikë, por Turqia i bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’i përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencëtarët e mirëfilltë.  ( Prof Nexhat Ibrahimi ) “”” Pra ?

“””””” Hajde profesor hajde ! Si thua  :  “Në anën tjetër, me këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë muslimanë do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolikë, por Turqia i bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’i përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencëtarët e mirëfilltë. “

Kemi edhe Historian të tjerë të cilët përkundër vlerave të tyre që i kanë, në disa raste “ rrëshqasin” dhe pa dashas ( apo me dashje  krijojnë huti në opinionin e interesuar shqiptar ) dhe i mohojnë apo as që i cekin disa periudha të cilat i dalin në mbrojtje të qenjes sonë shqiptare në këto toka . Nuk është çudi pse ky me ekipin e “historianeve” kosovar ia falen trashëgiminë kulturore e me kete edhe te drejtën historike te Kosovës shtetit serb qe ndodhi përmes Pakos se Ahtisarit. Me kete te drejte false, te cilën ia dhuruan ekipi i “ekspertëve”, ku mori pjese edhe ky historian, shteti i Kosovës ne te ardhmen mund te kontestohet ne planin historik dhe te trajtohet si nje sajesë  artificiale. Pos përgjegjësisë shkencore e morale (si kinse intelektual) këta mbajnë edhe përgjegjësi  politike për lojën me te ardhmen e shtetit te Kosovës.

Shih burimet historike, jo propagandë. Shkenca nuk është çfarë dëshirojmë ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vërtetë.-  thotë Nikollë  Loka , historian . Është e pranuar se trojet shqiptare për shkaqe gjeopolitike u përfshinë në sferën lindore dhe ndikimi i botës ortodokse qe më i madh dhe më i drejtpërdrejtë.

Mos  të harrojmë se : “Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët).(fxh)”

Pra shqiptarët ortodoks falë ndarjes së kishës lindore nga ajo perëndimorja , falë Shikzmës ( 1047 ) i quajtëm shki , shkije . Kjo ndodhi  400 vjet para ardhjes së turkut në këto anë .

Nëpër publikimet serbe i gjeta fotot origjinale nga ajo kohë, atëherë kur shqiptarët katolikë nuk kishin asnjë përkrahje , e shqiptarët musliman i besonin “ dumëbabës”

Shkenca e historisë nuk është çfarë dëshirojmë ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vërtetë.

Shqiptare ortodokse e Pejës , viti 1938.

Shqiptare ortodokse të Pejës 1928.

Familje ortodokse shqiptare e Pejës 1904

Shqiptarë ortodoksë të Pejës 1936

Shqiptare ortodokse të Pejës , 1939

Shqiptare ortodokse të Pejës 1936

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...