Published On: 10 Gusht, 2017

Shqiptarët nga Londra dhuruan audio sistem për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Djemtë shqiptarë të shoqërisë “Basketistët” në Londër blenë pajime në vlerë prej 15.000 paund për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës. Pajimet kanë arritur në Prishtinë, ndërsa Klubi Rotarian “Prishtina Dardania” me 11 gusht, në orën 10.00 do t’ia dorëzojë Shoqatës së të Verbërve, në Qendrën Tregtare Kodra e diellit, K. I-rë, hyrja lindore në zyrat e SHVK-së. Pajisja është audio sistem për leximin e librave dhe do të qëndroj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Për informata më të hollësishme, mund ta kontaktoni kryetarin e Klubit të Rotarianëve “Prishtina Dardania”, Muhamet Beqiri, tel 049 113 628, ose emaili: mbeqir@gmail.com Klubi Rotarian “Prishtina Dardania”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...