Debate Lajmi Levizes

Shqiptarët në mes të së drejtës dhe premtimit për nënshtetësi!?

Shkruan: Refik HASANI

Kryetari aktual i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, apo Presidenti që sot ka bërë  betimin solemn dhe ka pranuar zyrtarisht postin e Presidentit, citojm ,,Që do t’i pajisim të gjithë shqiptarët me shtetësi të Shqipërisë’’.Kurse, i nominuari për Kryeministër të Republikës së Kosovës nga subjekti politik PAN,z.Ramush Haradinaj,  më 22 maj 2017 në Gjilan gjatë fushatës për zgjedhje Parlamentare të 11 qershori 2017 thekson, citojm ,,Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet t’ua japim nënshtetësinë e Kosovës”.

Tani Shqipëria apo Kosova  do t’na pajis me pasaporta përpara

Sa është menduar kjo, cila është platform, strategjia dhe interesi kombëtar i kësaj pune. Kjo i bie që ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës një nënshtetësi na takon të gjithë ato që jemi të lindur dhe kemi pasuri në Serbi, kurse kjo që edhe Prishtina e Tirana t’na pajisin me nënshtetësi dhe do ti kemi tri nënshtetësi!?.por më shumë ne shqiptarët do të jemi në mesë të drejtës për tu pajisur me nënshteteisi të Serbisë dhe  premtimit për nënshtetësi nga  Shqipëria dhe Kosova.  Kështu do të dalim me propozime jo të matura. Por vazhdimsht kemi kërkur që na duhet një qëndrim i përbashkët.Prandaj, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të gjitha çështjet e shqiptarëv që jetojn në hapsirat tona etnike apo jashta tyre na duhet një qëndrim. Në kohën kur Serbia shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jan duke na fshirë  adresat e vendbanimeve  dhe shlyerja nga rexhistrat amë, kjo do të duhej të jetë interesim i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare  se sa të dekalorojn për nënshtetësi.Mos të harrojm që qytetarët nga kjo krahinë  një pjesë jo e vogël kan mbetur sikur të jen banorë të askujt, pasi nuk jan të pajisur me dukumenta  të asnjë shteti.

24 korrik 2017

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *