Published On: 25 Prill, 2017

Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të presin se çfarë do të bëjnë maqedonasit?

Nga Skënder Karaçica
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni tashmë janë bërë pikë e zezë në fokusin ndërkombëtar në BE dhe SHBA.Dy partitë politike maqedonase VMRO dhe LSDM me liderët e tyre problematik Gruevski-Zeav,ditën flasin për raportet pozitë-opozitë,ndërsa natën bëjnë skenarët kundër çështjes shqiptare të (pa)zgjidhur për të lënë peng në margjinat e kohës me,,ligjet,,e pakicës dhe jo shtetformues.
Nuk i kuptojmë se si partitë politike shqiptare dhe kreu i ,,politikës,,BDI-ja me Ali Ahmetin trumbeton në një pikë të disiplinës partiake se ,,shqiptarët e kanë kryer punën e vet,,(sic!)dhe ndalët e pret se çfarë do të bëjnë dy partitë maqedonase karshi krijimit të institucioneve të reja të shtetit pas ,,votës së lirë,,me një demokraci të brishtë.
Platforma Politike në rrafshin politik dhe të ligjeve kushtetuese,paraqet hiq më shumë se sa një ofertë të akorduar në mes partive shqiptare në Maqedoni,që çështja shqiptare të ketë sadopak ,,hisën,,e vetë në parlament dhe në qeverinë e ardhshme në Shkup.Në këtë rrjedhë,kjo ofertë politike shqiptare sikur ka nxitur probleme në këtë shtet multietnik dhe përmes skenarëve të natës të Gruevskit,përseri shqiptarët shpallën fajtor kujdestar me gjuhën denigruese të fyerjve të skajshme nacionalitste të njohura për ne,thuhet në qasjen politike të SHSHA-së në Çikago.
Nuk jemi të sigurte se çfarë do të bëjnë shqiptartët në jetën parlamentare me 20 deputetë,kur shumica apsolute maqedonase jo vetëm që do të dominojë me votën e kësaj shumice të përpunuar në qarqet e statistikave(Enti Republikan i Statistikave)pa asnjë expert shqiptar të punësuar përveq një shoferi(sic!)çfarë mund të themi më shumë se sa të përkujtojmë shqiptarëve se,,fitorja,,juaj do të jetë letër e djegur në orët e kurdisura për votën demokratike të sovranit të mashtruar.
Pse partitë politike dhe BDI-ja asnjëherë nuk e kanë vënë në plan të parë pse 70 mijë votues shqiptarë shkuan pas LSDM-së të Zaevit për hatër të ,,shpëtimit,,dhe të dofafarë të drejtash të pashkruara,duke ia kthyer shpinën partive politike shqiptare.Ku na mbeti përgjegjësia politike dhe kombëtare për Ali Ahmetin dhe partinë e tij(BDI),që tash e tetë vjetë ishte në (pa)kualicion me VMRO e Nikolla Gruevskit sa për numër në qeverinë në Shkup,ndërsa çështja shqiptare mbeti në margjinat e kohës aty ku e lanë qeveritarët komunistë të A.Çemerskit dhe të K.Gligorovit.
SHSHA për të hedhë dritë në këtë rrafsh,rithekson se para së shkohej në zgjedhjet e reja parlamentare është dashtë që hapën çëshjtet e (pa)zgjidhura shqiptare në rend të parë pse nuk është organizuar regjistrimi i popullsisë që nga viti 2001 dhe avancimi i popullit shqiptar përmes ndryshimeve kushtetuese për subjektivitetin e barazisë kombëtare shtetformues e jo pakicë në Maqedoni.Në taborin tjetër maqedonas,përditë flasin dhe po veprojnë me të gjitha mjetet kundër popullit shqiptar si ,,fajtor kujdestar,,në anën tjetër partitë politike shqiptare dhe (BDI)e Ali Ahmetit nuk di se çfarë po presin me heshtjen e tyre që,për fatin e keq është bërë si disiplinë se si duhet të sillen ndaj shtetit(!).
Bashkë me ofertën e quajtur Platformë Politkike,para faktorit ndërkombëtar të BE-së dhe SHBA-së,shqiptarët
duhet të dalin me një zë dhe me argumentin e kohës se ata përmes votës së sovranit,nuk kanë për qëllim vetëm të hyjnë në punë,por të jenë vertetë përfaqësues të popullit shqiptar në Maqedoni,kur për të sotmen dhe të ardhmen e tyre kombëtare,partitë politike dhe (BDI) e Ali Ahmetit ka marrë përgjegjësinë historike për ndryshime.
SHSHA në Çikago në këto qasje politike i thotë shtruar Ali Ahmetit se shqiptarët në Maqedoni ende nuk e kanë kryer punën e vet!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...