Published On: 24 Prill, 2017

Shqiptarët janë autokton dhe pasardhës të ilirëve

Gazeta proqeveritare “Dnevnik”, e cila ka mbështetur dhe mbështet  fuqishëm protestat antishqiptare në Shkup, ka publikuar  një shkrim, në të cilin theksohet se shqiptarët kanë prejardhje nga Afrika.

Agjecia e lajmeve INA sjellë një nga  bisedat që kam zhvilluar me arkeologun, albanologun, historianin dhe  ilirologun tashmë të ndjerë, që ishte ilirologu më i madh i gjallë në botë,  Akademik prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqin për të demantuar dyshimet e kuazi shkencëtarëve dhe raporteve të paguara që synojnë hedhin pluhur mbi të vërtetën për shqiptarët.

Në bazë të opusit tuaj shkencor ilirologjik, a mund të thuhet me saktësi se shqiptarët janë autokton dhe pasardhës të ilirëve?- 

Aleksandër Stipçeviqi u përgjegj me saktësi milimetrike shkencore:

“Pikë së pari kjo është bërë e ditur që para 300 vjetëve duke filluar që nga Tullmani. Aty nuk ka asgjë të re. Mirëpo, Tullmani kur ka shkruar për këtë nuk ka pasë aq dokumente sa kemi ne tani. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për dokumente historike, por sot disponohet me një sërë dëshmi duke filluar nga ato etnografike e deri tek ato arkeologjike dhe ne sot me shumë saktësi  themi se shqiptarët, respektivisht të specifikojmë në mënyrë me precize, se shqiptarët kanë më shumë se të gjithë popujt e Ballkanit elemente ilire”.

Në vazhdim ai shtoi:

“Ajo që edhe tek shqiptarët ka përzierje është fati i të gjithë popujve të Ballkanit. Mirëpo, nëse duhet të themi se kush janë shqiptarët e sotëm, pjesa më e madhe e atyre  këtu kanë qënë, ata  nuk kanë ardhur nga askund, nuk ka asnjë dëshmi se ata kanë ardhur nga ndokund, pra ata aty kanë qënë. Sot shkenca tërësisht, nga filologjia, arkeologjia etj pa dyshim dëshmon se shqiptarët janë autokton dhe pasardhës të ilirëve”. (INA)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...