Published On: 30 Prill, 2017

Shqiptarë bashkohuni, të nisemi drejt Shkupit tonë!

Reagimi i institucionave ishte prej qyqarësh, ashtu siç kanë reaguar apo vendosur për çdo gjë kombëtare deri më tani. Si Thaçi si Rama kanë përdorur retorikë nacionaliste jo rrallë, por kanë nënshkruar projektet më faqezeza në historinë kombëtare.

  • Të bëhemi gati për këtë udhëtim të ri e të mundimshëm, çlirimin e Shkupit nga okupatorët sllavomaqedonas….! 

SHQIPTARI.eu

Pamjet e dhunshmë në Kuvendin e Maqedonisë, kishin për qëllim të mbillnin frikë dhe tmerr tek shqiptarët dhe tek të gjithë ata që nuk i nënshtrohen aleancës së Gruevskit dhe Ivanovit me Serbinë dhe Moskën.

Ndërsa, pas dhunës që shpërtheu Serbia thirri takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, pra që të mblidhnin më shumë forca sepse u dështoi projekti për një dhunë totale, të kurdisur nga shërbimet sekrete serbe në bashkëpunim me ato ruse, Kosova dhe Shqipëria heshtën.

Në fakt drejtuesit e të dyja shteteve folën, por më mirë të mos kishin folur, se sa që nxorën ato fjalë, që më parë se reagime ishin zbulim i mentalitetit nënshtrues dhe mazohist të politikës shqiptare, këndej dhe andej kufirit.

Madje reagimet e presidentit Hashim Thaçi, por edhe të kryeministrit Isa Mustafa, ishin sikur shqiptarët ta kishin humbur një ndeshje derbi me sllavomaqedonasit, dhe këta ti kishin sumuar disa tifozë tanë.

Pra, reagimi i tyre ishte prej qyqarësh, ashtu siç kanë reaguar apo vendosur për çdo gjë kombëtare deri më tani. Si Thaçi si Rama kanë përdorur retorikë nacionaliste jo rrallë, por kanë nënshkruar projektet më faqezeza në historinë kombëtare, veçmas Thaçi duke e kthyer thuaja në pikën zero Pavarësinë e Kosovës, Ascociacionin, Demarkacionin, trashëgiminë kulturore fetare duke ia falur serbëve dhe gjithëçka tjetër i ka ardhur ndoresh.

Ngjashëm ka bërë Rama, jo vetëm duke mos e penguar Thaçin të bëjë marrëveshjet më antikombëtare, por ka vijuar të bëjë marrëveshje, që Beogradin dhe Serbinë e kthejnë në kryeqendër dhe qendër të vendosjes së Ballkanit të mbetur jashtë BE-së.

Pra, atë që prej vitesh i mungonte Beogradit në rajon, po ia jep Edi Rama, madje duke pranuar projekte që e kthejnë Shqipërinë në varësi të Serbisë, jo vetëm ekonomike, dhe që shkon buzë idesë së krijimit, apo rikrijimit të Jugosllavisë me Shqipërinë brenda saj (Serbisë), një ide dhe projekt i dështuar në fillimet e komunizmit, kur diktatori Hoxha ishte i gatshëm ta pranonte. Pra, në këndvështrimin historik, Rama dhe Thaçi, janë riinkarnime politike të diktatorit Enver Hoxha, i pari, dhe i dyti i Fadil Hoxhës, një kuazidiktatori të Kosovës komuniste, që pranoi çdo vartësi duke e kthyer Kosovën dhe shqiptarët nër robërimin serb e jugosllav.

Pra, nga ky lidership as që mund të pritej më shumë!

Por, shqiptarët nuk kanë arsye më të presin reagimin e liderëve shtetëror. Shqiptarët, duke gjetur mbështetjen edhe tek disa parti të vogla nacionaliste, por gjithashtu duke pasur lider dinjitoz shqiptarë duhet të dëshmojnë gatishmërinë për vetorganizim.

Shpresat se shqiptarët nëpërmjet shtimit biologjik do ta ndryshojnë apo përmbysin realitetin dominues në Maqedoni nga sllavët duken të venitura. Kjo për shkak se ata ia kanë dalur që me programe speciale, të nxisin shpopullimin e shqiptarëve, duke i lënë pa punë, pa pushtet real, të shtypur në vazhdimësi nëpërmjet propagandës së luftës speciale kanë nxitur dhe vazhdojnë të nxisin shqiptarët që ti braktisin tokat e tyre, shtëpitë e tyre, dhe t’ia mësyjnë dyerve të azilit, Europës dhe kudo në botë.

Tashmë reagimet e para shqiptare serioze janë bërë nga diaspora shqiptare, por ato duhet intensifikuar, dhe duhet ti bëhet e qartë, përveç Maqedonisë, edhe liderëve tanë institucional dhe Europës, se shqiptarët janë të gatshëm të nisen vulnetarisht drejt Shkupit, dhe ta rikthejnë në kryeqendër shqiptare, ashtu siç ka qenë për shekuj.

Shqiptarët nuk mund të sakrifikohen më nga askush dhe prej askujt. Ne jemi fuqi reale në Ballkan, dhe aq më tepër jemi të mbifuqishëm për të mbrojtur të drejtat tona, trojet tona.

Të bëhemi gati për këtë udhëtim të ri e të mundimshëm, çlirimin e Shkupit nga okupatorët sllavomaqedonas….! SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Ateher , pse po cuditemi sot qe nga 120.000 Km katror teritore te nji shteti kompakt dhe 100% te populluar me shqiptar , u tkurem dhe u rudhem ne 28.000 Km katror teritor Shqiperi dhe rehthe 10.000 Km katror teritor Kosove te kontestuar me M.e Zi , rethe 6.500 Km katror teritor te banuar me shqiptar ne Maqedoni, afro 3.500 Km katror teritor te banuar me pakice kombtare shqiptare ne M.te Zi dhe dy here kaq reritor me pakice kombtare shqiptare ne Luginen e Presheves qe , ne total dhe maksimalishte perbejne perafesisht rethe 55.000 Km katror teritore shqiptare te shperndare ne 6 shtete te ndryshme….Po edhe 65.000 Km katror teritore athua ku u treten dhe kushe ne dobi te kujt i treti , parashtrohet nji pyetje e thjeshte ..???
    S do Mend se i morren fqunjte e shqiptareve Serbija , M.i Zi , Maqedonija dhe Greqija sigurishte me ndihmen e bashmendimtareve dhe parardheseve te Edi Rames , Hashim Thacit , Isa Mustafes dhe te tjereve te cilet ne te kaluaren punuan me perkushtim me granitqaret e trojeve shqiptare kurese sot , akter shqiptar servil jane vetem paseardhes te idhujve te tyre te dikureshem dhe se po e kryejne punen me aq zell sikur ata shqiptar qe dikur , ne kohra dhe etapa te ndryshme historike i dhuruan fqinjeve grabiteqar te shqiptareve teritore e teritore
    Arsyeja pse sot jemi te shkaperderdjur ne 6 shtete eshte e njejta sikur ajo qe ishte dje gjate kohes se pushtimit otoman sepse , pushtuesi otoman i nadu trojet shqiptare ne 4 vilajete qe te mund me lehte ti kontrollohen shqiptaret dhe ata te sundohen me lehte nepermes bimbasheve te dikureshem dje duke i joshuar ata me peshqeshe maramendese e prona dje , dhe sot nepermes oligarkive politike dhe oponenreve politik shqiptar ne Shqiperi , Kosove , M.te Zi , Presheve dhe Maqedoni ponjashtu duke i joshur me 10-ra miljona me shume me € e $ ..!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(5) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...