Sport Sporti Vendor

Shqipëria zgjedh trajnerin e ri (Foto)

Clarence Seedorf, ish ylli i Milanit dhe Holandës, është shumë afër që ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Clarence Seedorf është emri që tërheq më shumë presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe marrëveshja tashmë do të ishte mbyllur nëse holandezi nuk do të kishte kërkuar rrogë të madhe.

Ndër të gjithë kandidatët me të cilët Duka ka diskutuar së fundmi, Seedorf ka qenë ai që ka shfaqur pretendimet më të mëdha në aspektin financiar, duke kaluar ndjeshëm buxhetin e parashikuar nga kreu i FSHF-së për trajnerin e ri.

“Panorama Sport” ka zbuluar që Seedorf i ka shpjeguar Dukës se nëse do ta emëronte selektor, Kombëtarja shqiptare do të ndërronte plotësisht si mënyrën e lojës, ashtu edhe mënyrën se si do të përgatiste ndeshjen.

“Do t’ju largoj nga katenaçio italiane. Do të bëj diçka që nuk e ka bërë asnjë trajner më parë”, mësohet të kenë qenë fjalët e holandezit.

“Do të shkoj t’i takoj një nga një të gjithë futbollistët e Kombëtares, një lloj interviste me secilin për të parë sesa janë gati nga ana psikologjike për të luajtur në nivele të tilla”, ishte shpjegimi i Seedorf për mënyrën e re të administrimit të Kombëtares, nëpërmjet të cilës kërkonte të justifikonte kërkesat e larta ekonomike.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *