Published On: 20 Gusht, 2017

Shqipëria vuan! Zjarri rrezikon parkun e Lurës, në Voskopojë flakët plasin municionet e 97’

  • Katër vatra zjarri të mëdha janë kthyer në problematikë në Parkun Kombëtar të Lurës, në Velipojë, Mallakastër dhe veçanërisht në Voskopojë në Korçë.

Në Lurë zjarri afër liqeneve po djeg pemët prej disa ditësh dhe ndërhyrja atje është e vështirë.

Në Mallakastër në Malin e Shëndëllisë vatra e zjarrit ka përparuar afër shtëpive.

Në Velipojë problem është kthyer reja e tymit që ka mbuluar edhe zonën e banuar.

Ndërsa në Voskopojë vatra e zjarrit e ndezur disa ditë më parë në pyjet afër Lekasit, iu afrua fshatit turistik nga perëndimi. Banorët dhanë alarmin sepse do rrezikoheshin Kishat dhe banesat ndërsa për shkak të tymit turistet janë larguar nga zona. Me lopata në duar banorët e Voskopojës i janë afruar vartës, por në pjesën më të madhe vija e flakës ka prekur kurorën e pishave në lartësi.

Zjarrfikësit mbërritën në zonë duke u përpjekur të ndalin vijën e zjarrit dhe ta vënë atë nën kontroll, por situata është e vështirë. E gjithë Voskopoja është mbuluar nga tymi i pishave te djegura, ndërsa ndërhyrja gjatë natës duket e vështirë.

Ndërhyrja në zonë ka qenë e vështirë edhe për faktin se aty ndodhen municione të braktisura që nga 1997, të cilat shpërthenin gjatë kohës që zjarrfikësit punonin./Top Channel

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...