Published On: 20 Shtator, 2017

Shqipëria, vendi më i mirë për të vdekur

Nga Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

(dasaretiaurel@yahoo.com.au)

“Politikanët duhet njëherë e përgjithmonë të mësojnë se ata nuk janë zotërinjtë tanë, në demokraci. Për këtë ata duhet të jenë të vetëdijshëm çdo ditë kur zgjohen dhe çdo natë kur shkojnë të shtrihen në shtrat, se ata janë shërbëtorët tanë. Ata janë shërbëtorë të popullit pasi ata mund të qëndrojnë në pushtet vetëm me lejen tonë, për ne, në demokraci.”- ka shkruar në autobiografinë e vet gjyshi im, oficer i lartë.

***

Të thuash se shtëpia shqiptare është ndërtuar në tokë ranore, kufizohet me një fyerje të madhe të rërës.

Në shoqërinë shqiptare është keq për shumicën, ndërsa është mirë për dikë që njeh dikë që e njeh dikë.

Trojet shqiptare janë të kapura nga banditizmi politik. Duket qartas se nga mafiozët ka një fushatë konstante të drejtpërdrejtë për të frikësuar dhe mbyllur gojën atyre pak mediave, atdhetarëve  dhe intelektualëve të mirëfilltë të cilët përpiqen të informojnë qytetarët për aktet e tyre mizore në një mënyrë sa më korrekte. Jo vetëm kërcënime, banditët politik me metoda terroriste kanë vrarë gazetarë sinqeriteti i të cilëve nuk u pëlqente. Ata bile kanë provuar, në midis të Zvicrës, edhe vrasjen në tentativë të redaksisë së gazetës Bota Sot.

Unë sinqerisht shpresoj se dita vjen kur llogaritë do të jepen, dhe të gjitha këta derrat që e kanë mizën nën kësulë, nënat e të cilëve është dashur t`i abortojnë e jo t`i lindin, do ta paguajnë dënimin më të rëndë për keq-bërje ndaj Vendit dhe Kombit. Largohuni nga Atdheu ynë ju kopilë të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

***

Shqipëria është i vetmi vend në botë që rreth e përqark kufizohet me shqiptarë autokton në tokat e veta të okupuara, dhe që në 100 vitet e fundit ka humbur shumicën e hapësirës tokësore dhe shumicën e popullsisë së saj. Një popullsi e humbur që vazhdon të jetojë si fqinjët jashtë kufijve të shtetit shqiptar, sidomos në Kosovë, e cila është e kapluar nga një rrëmujë e madhe, identike me një dasme minjsh.

Është e pamundur për të kuptuar mungesën e vazhdueshme të dashamirësisë ndaj këtij vendi, apo çdo përpjekje për të kërkuar falje për këtë amputim barbar kur Serbia vazhdimisht deklaron çmendurinë mendore të veten se “Serbia është atje ku ka një varr serb”.

Fuqitë e Mëdha që e copëtuan Shqipërinë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), për të mbuluar krimin e tyre kundër shqiptarëve kanë përdorur dhe akoma janë duke përdorur falsifikimin e historisë në favor të zaptuesve të tokave tona, në dëm tonin. Dhe, ne jemi të detyruar t`i demantojmë falsifikimet duke shpjeguar realitetin të ndihmuar nga historia. Prandaj, që të arrijmë të vërtetën, ne duhet për të hapur arkivat e vjetra për të kuptuar të tashmen. Ne vetë duhet të heqim mjegullën dhe gënjeshtrat e dikujt tjetër; për të konfirmuar sërish cilët njerëz janë vendas autokton në një territor: shtetin amë Shqipërinë, Kosovë, FYROM, Mal të Zi, Kosovën Lindore, Çamëri – e cilët nuk janë. Arkivat gjenden sidomos në kryeqendrat e atyre vendeve që janë fajtorët kryesor të copëtimit të Shqipërisë. Shteti shqiptar duhet të kërkoje hapjen e tyre. T`u mbyllet goja fqinjëve rrenacak dhe nga ata që na kanë borxh të kërkohet përmirësimi i pisllëqeve ndaj nesh. Kthimi i trojeve, Shqipëria e ribashkuar.

Shqipëria duhet të ribashkohet dhe të bëhet “një vend që krijon dhe ndan mundësinë për një jetë të mirë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për ata që kanë vetëbesim.

***

Ne jetojmë në një kohë ku pushteti në ritmin e përshpejtimit është transferuar nga fleta e votimit në kartëmonedhë.

Vitin e kaluar u gjenda kalimthi në Shqipëri. Rastësisht, isha spektator (anonim) i një programi televiziv në Tiranë, debati politik. Vështroja: jo prezantime programesh të partisë së vetë por mungesa mirësjelljeje, ndërprerje të debatit, fokus në të kaluarën dhe përsëritja e mesazheve të thjeshta.

Mu dukeshe sikur gjendem pranë ndonjë koteci të pulave ose moçali të bretkosave e jo në një shtëpi televizive.

Të dëgjosh debatet politike të shqiptarëve është njësoj si të dëgjosh kakarisjen e pulave ose korin e bretkosave. Flasin në kor, të gjithë së bashku, përnjëherësh. Menaxherët e partive dërdëllitin gojë në gojë, bërtasin në kor (bashkarish), ndërpresin njëri-tjetrin dhe aspak nuk e dëgjojnë prezantuesin e programit /dirigjentin e korit.

Kakarisja vështirë se bind shumë njerëz. Njerëzve normal nuk u pëlqen mungesa e mirësjelljes qytetëruese. Është tragjikomike se disa politikan dhe intelektual që vijnë nga shtëpi të mobiluara, shkelin rregullat e thjeshta të edukimit të mirë dhe sjelljes.

Për politikanët shqipfolës faktet janë të pakëndshme për t`i komentuar drejtpërsëdrejti – prandaj një lloj manovrimi emocional i evazionit (shmangies) është një opsion për të përcjellë debatin nga rasti tek personi.

Përkundër gjithë pasurisë astronomike joligjore, këta njerëz nuk kanë ide. Ata vetëm kanë mendime, dhe mendimet nuk mbajnë peshë.

Këto janë partitë të cilat me dëshirë sakrifikojnë popullin dhe atdheun për pushtet. Për të pasur pushtet, e vetmja gjë që u intereson atyre, si të gjithë sistemet totalitare.

Çfarë gabim kemi bërë?

Është thënë se ne marrim atë që meritojmë.

***

Një shoqëri funksionale

Gjykimi politik dhe dhënia e përparësisë do të udhëheqin rrugën drejt qëllimit tonë. Dhe, kush duhet t`i kontrollojë politikanët?

Është e domosdoshme edhe përfshirja jote në këtë çështje!

Unë dua që ne të kemi një qeveri që na mbështet dhe na jep besim, e cila na ndihmon të jetojmë dhe që kujdeset për ne. Ata që tradhtuan atdheun duhet të dalin nga politika në baza të përhershme. Vendin e kanë në burgim të përjetshëm, ose edhe më keq.

Shqipëria është dëmtuar mjaftë nga klasa e vjetër e korruptuar politike. Shqiptarisë i nevojiten njerëz të rinj, energji të reja, fytyra të reja, ide të reja. Një komb modern demokratik ka nevojë për patriotë që e dinë se një komb i gjallë u përket atyre që e kanë krijuar dhe atyre që marrin pjesë në mënyrë efektive në zhvillimin e tij.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...