Published On: 26 Nëntor, 2016

Shqipëria, vendi ku të vdekurit jetojnë më gjatë

 
Nga Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(
dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Shqiptari kokëkungull kozmopolit është i papërgatitur për të bërë qëndresë ndaj armiqve të brendshëm dhe jashtëm. Të privuar prej një ideologjie ndërlidhëse, prej një morali të mirëfilltë, prej bindjesh të ngulmëta kombëtare apo shoqërore, nuk kanë asgjë që t`i mbron kundër nazizmit/fashizmit sllavo-ortodoks-grek dhe radikalizmit islamik-arabik-turk, t`u jap atyre energji për të ushqyer ndonjë farë qëndrese të brendshme. Dinjiteti i tyre ngrihet mbi themelin e pozitës shoqërore që kanë zënë, apo mbi respektin që rrjedh nga profesioni, nga cilësia e kryefamiljarit apo nga faktorë të tjerë të jashtëm…
***
Sikur gënjeshtra të kishte pasur vetëm një fytyrë, si e vërteta, do të ishte më e lehtë për t’u marrë me të. Sepse atëherë do të mundnim ta konsiderojmë si të sigurt vetëm të kundërtën e asaj që thotë gënjeshtari. Por ana e prapme e së vërtetës ka një mijë fytyra dhe një fushë loje të pakufizuar. E mira është specifike dhe e kufizuar, ndërsa e keqja është e papërcaktuar dhe e pakufizuar. Vetëm një rrugë të çon në qëllimin, një mijë të çojnë jashtë, në greminë. Dhe, ne shkojmë drejtë greminës.
***
Kombit/shoqërisë tonë probleme u nxjerrin edhe fantazitë e rrezikshme të torollakëve – hartues projektesh për shfarosjen e shqiptarëve.
Ne kërkojmë që jeta të ketë një kuptim, por jeta ka pikërisht atë kuptim që vetë ne jemi të detyruar t`i japim. Meqë njeriu ia arrin kësaj vetëm pjesërisht, ka kërkuar t`i përgjigjet kësaj kërkese duke gjetur ngushëllim tek fetë. Por, në një shoqëri laike si e jona, fetë janë vetëm çështje private e çdo individi dhe keqpërdorimi i saj është vepër penale. Veçanërisht shumë hoxhallarë radikal, që në realitet nuk janë hoxhallarë të mirëfilltë shqiptarë por vetëm kokëlidhur, e keqpërdorin fenë duke manipuluar rininë. Kokëlidhurit përpiqen të futin shamitë arabike dhe “edukatën” fetare islamike në shkollat shqipe.
***
Cilido qoftë shqipfolës që përpiqet të tjetërson shqiptarët e shtetit të Kosovës në “kombin kosovar” nuk është hiç më pak se njeri i trashë nga mendja, budalla; hajvan. Gomar i madh. E di gomari ku e vret samari. Asnjë person në rruzullin tokësor, edhe sikur ai të ishte një dijetar fenomenal, nuk ka asnjë të drejtë të shpikë një komb të ri që asnjëherë nuk ka ekzistuar në historinë njerëzore, e njëjta vlen edhe sikur ai person të ishte bir bushtre. Kombi kosovar s’ka ekzistuar asnjëherë dhe s’do të ekzistojë kurrë. Ajo që çudit botën e civilizuar është fakti se pas formimit të një shteti të ri, Kosovës, përpiqet të shkohet drejt formimit të një kombi të ri, “kosovar”. Këta pseudo-intelektualë kopil deri ndokund e dinë se çfarë është shteti dhe çfarë është kombi. Problemi qëndron në lidhjen (ngatërrimin) që u bëhen këtyre dy termave. Analfabetët nuk e kuptojnë konceptin e ndarjes së shtetit me kombin. Kur lind një shtet i ri, nuk ka aspak nevojë të ketë një komb të ri sepse ka popullatën e tij pavarësisht kombësisë së ndryshme që ata i përkasin. Ky është nocioni i qytetarëve apo shtetasve. Në Shtetin e Kosovës jetojnë kryesisht shqiptarët por ka edhe pakica kombëtare. Pra, një banor i Kosovës ka shtetësi kosovare por kombësia e tij mund të jetë shqiptare, serbe, boshnjake, turke, rome etj.
***
Shoqëria shqiptare brenda dhe jashtë murit të arbrit, e udhëhequr nga sharlatanët dhe kriminelët, në pjesë të madhe prodhon anëtarë që vuajnë, kjo do të minojë vetë ekzistencën e saj nëse ne nuk veprojmë bashkërish përkundër dallimeve partiake, fetare, fisnore, klanore që i kemi. Një komb i shëndosh nuk do të manovrohej më tej nga kriminelët, ndoshta në fillim nuk do të ishte krejtësisht në gjendje t`ia dali mbanë atyre punëve që janë të domosdoshme për një shoqëri të funksionojë, megjithatë, sfidat do të përballeshin me efektshmëri.
***
Ne nuk duhet të kërkojmë, por të gjejmë, nuk duhet të gjykojmë, por të vëzhgojmë dhe të kuptojmë, të thithim e përpunojmë atë që kemi thithur. Duhet të ndiejmë se shpirti dhe qenia jonë është afër Gjithçka-je dhe e futur në Gjithçka. Vetëm atëherë do të kemi marrëdhënie reale me aspiratat kombëtare, dëshirën e madhe, synimet dhe shpresat për t’ia arritur atij qëllimi të lartë shekullor për të cilin është derdhur dhe akoma derdhet gjaku i martirëve tanë.
***
Në trojet shqiptare ngjarjet po shkojnë në drejtim të gabuar dhe do të vazhdojnë në këtë drejtim derisa bashkarish të pranojmë se ka diçka të gabuar në themel e të ndërmarrim veprime të vendosura për ta ndrequr. Prandaj duhet gjetur një rrugë tjetër. Nëse nuk mund të arrijmë në rrugën shkallë-shkallë, atëherë është më mirë ose të arrijmë menjëherë ose të mos arrijmë fare.
Lexuesit mund të interpretojnë atë që ata duan nga ajo që unë shkruaj, unë e di të paktën se jam i qartë, i vendosur dhe i sinqertë në rrugën time.
***
Unë thjesht nuk mund të besoj se ne shqiptarët akoma lejojmë që njerëzit e paaftë apo bijat/bijtë e bushtrave të marrin vendime për ne, vendime që do të kenë pasoja të mëdha negative për ne dhe gjeneratat e ardhshme. Unë jam duke folur këtu për politikanët e vetëshpallur, të cilët nuk janë asgjë tjetër se tradhtarë dhe kriminelë që kanë veshur një kostum apo fustan, të cilët kanë mësuar të gënjejnë në mënyrë që gënjeshtrat në të cilat ata mbështillen të perceptohen si të vërteta dhe të cilët kurrë nuk marrin përgjegjësi për krimet e tyre. Kur do të jetë mjaftë e mjaftueshme? Kur do t`i kundërshtojmë ne (ti dhe unë) pisllëqet e UDB-ashve shqipfolës? Kur do të mblidhemi tok për të vizituar çdo njërin prej tyre duke trokitur në derën e tyre, mijëra prej nesh dhe të ju tregojmë se çfarë mendojmë ne për mafinë që e ka kontrollin mbi vendin tonë, të ju tregojmë se çfarë mendojmë ne për fëlliqësirat që hapësirën tonë e kanë zënë rob? Kur do të mblidhemi tok dhe të veprojmë?
Gjithçka që kërkon të ketë jetëgjatësi duhet të shërbejë. Ai që do të sundojë nuk jeton gjatë.
Sundimtari shkatërrohet nga pushteti, vartësi nga skllavëria, dëfrimtari nga qejfi.
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...