Published On: 2 Nëntor, 2016

Shqipëria po e mbush Kosovën me marihuanë

Vetëm muajin e kaluar në Kosovë nga operacionet e policisë janë sekuestruar mbi 200 kg lëndë narkotike e tipit marihuanë. Operacioni më i fundit është zhvilluar para dy ditësh nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, e cila ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të Podujevës dhe ka sekuestruar dy thasë najloni të zi me marihuanë, me sasi rreth 50 kg, shkruan Gazeta Express.

Në disa raste gjatë operacioneve kanë qenë të përfshirë edhe shtetas nga Shqipëria duke lënë të kuptohet se Kosova po kthehet një vend tranzit i Shqipërisë për të transportuar drogën drejt vendeve perëndimore.

Sipas raporteve zyrtare që posedon edhe Gazeta Express, muajin e kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione antidrogë në disa pjesë të territorit të Kosovës dhe ka sekuestruar në total mbi 200 kg lëndë narkotike të tipit marihuanë, e cila, sipas Policisë së Kosovës, kryesisht vjen nga Shqipëria.

“Mund të themi se mariuhana në shumicën dërrmuese të rasteve vjen nga Shqipëria, ndërsa Kosova është vend tranzit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Policia më tej ka nënvizuar se shtimi i marihuanës vë në rrezik edhe shtetin e Kosovës.

“Shtimi i marihuanës edhe nëse vetëm kalon nëpër Kosovë është rrezik, rreziku rritet nëse shtohet numri i përdoruesve dhe kultivuesve”.

Shqipëria muajt e fundit është kthyer në një pikë kultivuese e lëndëve narkotike. Në dhjetëra operacione policore është sekuestruar tonelata lëndë narkotike, por raportet ende e tregojnë Shqipërinë një kultivuese të drogës. Vetëm para dy muajsh në zonën e Durrësit u zbulua një pistë e vogël në të cilën uleshin avionë për t’u mbushur me hashash.

Edhe gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një shkrim duke iu referuar policisë italiane ka bërë të ditur se përgjatë dy viteve të fundi është dyfishuar prodhimi i lëndëve narkotike në Shqipëri, duke e arritur masën 1000 tonë lëndë narkotike e prodhuar për 1 vit.

Megjithatë, Policia e Kosovës thekson se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka intensifikuar luftën kundër dukurisë së narkotikëve.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...